• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aliu: Unë bëj përpjekje që personat me aftësi të kufizuara të përfshihen në të gjitha proceset legjislative

Aliu: Unë bëj përpjekje që personat me aftësi të kufizuara të përfshihen në të gjitha proceset legjislative

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Shoqatës për Promovim dhe Zhvillim të Shoqërisë Inkluzive "Inkluziva" theksoi se personat me aftësi të kufizuara të përfshihen në të gjitha proceset legjislative.

"Në mënyrë sistematike përpiqemi dhe punojmë në vendosjen e kornizës profesionale që përdor gjuhën e shenjave dhe posedon licensë për interpretim të shenjave në të gjitha sferat e shoqërisë", theksoi Aliu dhe paralajmëroi se në paraqitjet e tij publike, të cilat janë të karakterit informues, do të kemi një interpret ne kohë reale me gjuhën e shenjave.

Aliu theksoi se po ndërton modelin evropian të komunikimit dhe në këtë kontekst mbetet i përkushtuar mbi angazhimin që personat me aftësi të kufizuara të përfshihen në të gjitha proceset legjislative, si dhe të ngritet ndërgjegjësimi për të drejtat dhe nevojat e këtyre personave.

Ai theksoi se edhe ueb faqja e MSHIA-së është e përkthyer edhe në gjuhën e shenjave. Ne e kemi shumë të rëndësishme të drejtën për informim dhe aksesin në shërbime, pa përjashtuar askënd.  sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR