• e martë, 24 dhjetor 2024

Aliu: Liria e medias është qëllimi për të cilin duhet të angazhohemi të gjithë

Aliu: Liria e medias është qëllimi për të cilin duhet të angazhohemi të gjithë

Shkup, 3 maj 2023 (MIA) - Liria e mediave, të pavarura dhe në shërbim të interesit publik është qëllimi drejt të cilit të gjithë duhet të angazhohemi dhe të bashkëpunojmë, thotë ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu me rastin e 3 majit - Ditës ndërkombëtare të lirisë së medias.

“Si ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës ritheksoj mbështetjen e palëkundur për gazetarët të cilët përpiqen të zbulojnë dhe përcjellin informacionin e duhur si dhe për të luajtur rolin e tyre profesional në mënyrë të përgjegjshme”, thekson ministri Aliu.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR