• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aliu: Janë miratuar pesë ligje shumë të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin

Aliu: Janë miratuar pesë ligje shumë të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin

Shkup, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, përmes profilit të Ministrisë në Fejsbuk, kumtoi se sot kanë miratiar pesë ligje, të cilat, siç potencoi, janë shumë të rëndësishme edhe për qytetarët edhe për shtetin.

"E them me një lehtësim se sot kemi miratuar pesë ligje shumë të rëndësishme për mua si ministër, por jo vetëm, edhe për qytetarët e vendit tonë - Ligji për nëpunësit administrativ, Ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe Ligji për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative dhe transformim digjital, Propozim-Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbimeve elektronike dhe Propozim-Ligji për përkryerje profesionale dhe trajnim të nëpunësve administrativë", thoitë Aliu.

Kjo, sipas ministrit, është rezultat i të gjitha përpjekjeve, reformave, punëve të bëra për të ardhur në ditën që ta krijojm këtë mundësi për vendin tonë.

"Dua të falënderoj grupet punuese për punën e palodhur që kanë bërë. Kemi pasur diskutime të pafundme, kemi konfrontuar volume të pafundme opsionesh dhe në fund kemi rënë të gjithë dakord që detyra jonë është t'ju japim qytetarëve maksimumin e produktit të reformave", publikoi Aliu në Fejsbuk.

Aliu për nesër paralajmëroi brifing me gazetarët. ku do të bisedohet për këto ligje. bsh/

Foto/Fejsbuk faqja e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratë

QËNDRONI TË LIDHUR