• e enjte, 19 dhjetor 2024

Ahmeti në Bogovinë: Fronti Evropian ofron platformë të integrimit, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Ahmeti në Bogovinë: Fronti Evropian ofron platformë të integrimit, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Bogovinë, 3 maj 2024

Fronti Europian sot aktivitetet zgjedhore parlamentare i vazhdoi në komunën e Bogovinës. Para të pranishmëve, kryetari i BDI Ali Ahmeti tha se Fronti Europian ofron platformë të integrimit ndërkohë që palët tjera që konkurrojnë përballë ofrojnë vetëm izolim.

"Sërish Maqedonia e imja”, por kur e humbi Maqedoninë!? A pse shqiptarët janë bashkë qeverisës në këtë vend, e ka gabim shumë ajo profesoresha, ajo duhet t’i kthehet të drejtës ndërkombëtare dhe të shohë mirë sepse thirret që është eksperte e së drejtës ndërkombëtare. Marrëveshja e Ohrit është arritur me gjak, ajo nuk kontestohet, ajo është e garantuar nga ndërkombëtarët, nga SHBA-të, Bashkimi Europian dhe NATO, çdokush që tenton të cenoj sadopak apo edhe në ëndërr po t’i kthehet është e rrezikshme sepse nuk lejohet që të cenohet paqja, stabiliteti dhe siguria në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti në Balkan, kush sundon me Ballkanin sundon me Europën. Jo rastësisht është vënë motoja: PO Europës, JO Rusisë! Rusia është goxha aktive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, është aktive dhe në vendin tonë, kanë formuar parti politike, kanë televizione, kanë gazeta, por ne jemi ata bashkë me të gjithë njerëzit e demokracisë së vërtetë shqiptarë, maqedonas, turq, boshnjak, rom që të ardhmen ne nuk e shohim nga Rusia por e ardhmja jonë është ashtu siç kanë lënë amanet rilindësit tonë kombëtar se Dielli për ne lind në Perëndim, e ardhmja jonë pa asnjë diskutim është në Europë dhe për këtë arsye ne po japim sinjal e porosi Rusisë e Putinit që aq shumë janë të interesuar që ky vend mos të ketë stabilitet e qëndrueshmëri sa që në disa paraqitje që bënte Kremlini  zëdhënësi i Kremlinit por edhe Putimini vet, të gjitha fshatrat e malësisë së Kumanovës me emra nëpër konferenca shtypi i theksoni, u shpreh Ahmeti nga Bogovina.

Sipas tij, me 24 Prill populli vendosi se kush do ta përfaqësojë dhe nuk ka kush e kthen pas e as kush e mposht vullnetin e popullit, fjalët boshe dhe shprehjet ogurzeza janë vetëm politikë ditore.

Të ardhmen e kemi në Europë, ata që bëjnë luftën e bëjnë dhe paqen, ata që prishin din edhe të ndreqin, ata që nuk kanë prishur kur asgjë nuk din as të ndreqin. Me 8 Maj përpara do të keni emrin tim Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami, pas meje është Talat Xhaferi i dyti kurse pas Bilallit është Bekim Qoku, bëni zgjedhje tani. Lista e jonë, lista e Frontit Europian fillon me mua dhe mbaron me Faton Ahmetin, në proces doktorate, drejtues i mrekullueshëm, po ta marrësh listën nuk e di kush është më i miri por unë jam në ballë dhe sulmojë gjithmonë vetë! E kam paralajmëruar Bilallin, në realitet trajnerin e Bilallit që me 8 Maj të hedh peshqirin e bardh në ring që të mos marr nokaut klasik! Ata që dalin e thonë hyjmë në qeveri, bëhemi ministra, kjo është fushatë, unë porosinë ua kam dërguar, mos u ngucni me mua se unë jam si gurrë i bardh, po u përpoqe me mua ZJARR del. Stabiliteti bëhet me fitimtarin, nuk bëhet me ata që kanë ambicie për pushtet. Nuk janë djem të këqij, vëllezër i kemi që të gjithë, luteni të gjitha ata që nuk kanë votuar me 24 Prill të dalin e të votojnë se ky është një referendum, nuk janë zgjedhje të zakonshme sepse vendosim për ardhmërinë, vlerësoi Ahmeti.

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu nikoqir i tubimit të sotëm të Frontit Euopian në fjalën e tij para të pranishmëve theksoi se tani është momenti i duhur që me vete të marrim edhe komunitetet më të vogla pasi që edhe ashtu për 22 vite ne i kemi ndihmuar ata dhe që përmes nesh kanë realizuar të drejtat veta.

Bashkimi Demokratik për Integrim

 

QËNDRONI TË LIDHUR