Aleksander-Arnold njofton largimin nga Liverpuli
- Mbrojtësi i Liverpulit, Trent Aleksander-Arnold ka paralajmëruar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit 2024/25.
- Post By Fami Bajrami
- 12:35, 5 maj, 2025
Liverpul, 5 maj 2025 (MIA) – Mbrojtësi i Liverpulit, Trent Aleksander-Arnold ka paralajmëruar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit 2024/25.
Kontrata e 26-vjeçarit anglez me Liverpulin skadon më 30 qershor 2025.
"Ky është vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë. Liverpuli është klubi i jetës sime, bota ime për 20 vjet. Dashuria dhe mbështetja që kam ndjerë që nga shkolla e futbollit të klubit do të mbetet me mua përgjithmonë. Do të të jem përgjithmonë borxhli", tha mbrojtësi në një video të postuar në rrjetet sociale.
Aleksander-Arnold është kuadër i sistemit të të rinjve të "Mersisajders" dhe është në sistemin e klubit që nga viti 2004. Për Liverpulin ai ka luajtur 352 ndeshje, duke shënuar 23 gola dhe 92 asiste. Si pjesë e klubit, mbrojtësi u bë dy herë kampion i Anglisë, fitues i Ligës së kampionëve, fitues i FA Kupës dhe Super kupës së Anglisë, dy herë Kupën e ligës si dhe fitoi Kupën e botës për klube.
Më parë, gazetari Dejvid Ornshtajn deklaroi se futbollisti këtë javë do të nënshkruajë kontratë me Real Madridin.
Foto: EPA