Aleanca për Shqiptarët: Liderët e VLEN-it veprojnë përmes butonit nga Pallati i bardhë
- Aleanca për Shqiptarët vlerëson se liderët e koalicionit VLEN po e humbin çdo grimë të pavarësisë politike, duke u shndërruar në zëdhënës dhe ekzekutorë të urdhrave që vijnë nga Pallati i Bardhë i Shkupit. Izet Mexhiti tashmë ka braktisur edhe kandidatin e vet në Bërvenicë, vetëm pse ai ua prish planet për nënshtrimin e shqiptarëve përmes VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit.
- Post By Fami Bajrami
- 10:39, 29 tetor, 2025
Shkup, 29 tetor
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se liderët e koalicionit VLEN po e humbin çdo grimë të pavarësisë politike, duke u shndërruar në zëdhënës dhe ekzekutorë të urdhrave që vijnë nga Pallati i Bardhë i Shkupit. Izet Mexhiti tashmë ka braktisur edhe kandidatin e vet në Bërvenicë, vetëm pse ai ua prish planet për nënshtrimin e shqiptarëve përmes VMRO-DPMNE-së dhe Hristijan Mickoskit.
Ndërkohë, Bilall Kasami, që në Tiranë paraqitej si “shqiptari i madh”, në Shkup shfaqet si politikani i dëshiruar i Mickoskit, duke ndryshuar qëndrimet për 360 shkallë dhe duke relativizuar çdo qëndrim parimor që dikur e artikulonte me zë të lartë.
Në anën tjetër, Zekirija Ibrahimi e ka shpikur një formulë të re për të arsyetuar humbjet në Kërçovë, kur deklaroi se “Etika është më e rëndësishme se Etnia” – një justifikim absurd që synon të arsyeton varësinë politike të VLEN-it ndaj VMRO-së, dhe votën për kandidatin e Mickoskit.
Kjo është pasqyra reale e një koalicioni që nuk udhëhiqet nga idealet, por nga butonat që shtypen në Pallatin e Bardhë. Ata që dikur flisnin për dinjitet e përfaqësim, sot përulen para Mickoskit, ndërsa fitoren e Piros ua çendis VMRO-DPMNE dhe ua vulos me certifikata zgjedhore.
Opozita shqiptare do të vazhdojë të mbrojë votën, dinjitetin dhe pavarësinë politike të shqiptarëve – pa tutorë dhe pa butona.
Aleanca për Shqiptarët