• e shtunë, 21 shtator 2024

Alabama: Për herë të parë është ekzekutuar një person me ndihmën e gazit azoti

Alabama: Për herë të parë është ekzekutuar një person me ndihmën e gazit azoti

Uashington, 26 janar 2024 (MIA) - Në shtetin federal amerikan Alabama, një i dënuar për herë të parë është ekzekutuar me përdorim të hipoksisë së azotit, të cilën shteti në SHBA e quajti "metodën më pak të dhimbshme dhe më humane të ekzekutimit deri më tani", ndërsa kundërshtarët pohojnë se metoda është mizore dhe eksperimentale.

Kenet Juxhin Smith, 58 vjeç, i dënuar për vrasje, është dënuar me vdekje, deklaroi guvernatori i Alabamës, Kej Ajvi.

Ai u shpall i vdekur në orën 20:25 sipas orës lokale në një burg në Alabama. Vetë procesi zgjati 22 minuta. Smith ishte pajisur me një maskë dhe përmes saj ka thithur gaz të pastër azoti, duke shkaktuar mungesë oksigjeni.

Smith u dënua me vdekje për vrasjen në vitin 1988, ndërsa autoritetet në Alabama ishin përpjekur ta zbatojnë dënimin në nëntor të vitit 2022 duke u përpjekur t'i injektojnë atij një përzierje vdekjeprurëse kimikatesh.

Megjithatë, pasi ata që është dashur të kryenin vrasje nuk arritën të gjenin një damar të Smithit, hoqën dorë nga përpjekja në mesnatë, kur ka skaduar urdhri federal i ekzekutimit. Deri më tani, metoda më e përdorur e ekzekutimit në SHBA është injeksioni vdekjeprurës, i cili u prezantua në vitin 1982.

Në  deklaratën e fundit, Smith tha: “Sonte, Alabama po sfidon njerëzimin të bëjë një hap prapa. Unë largohem me dashuri, paqe dhe dritë”. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR