• e diel, 07 korrik 2024

Al Paçino dhe Nur Alfalah publikuan se kanë një djalë, të quajtur Roman

Al Paçino dhe Nur Alfalah publikuan se kanë një djalë, të quajtur Roman

Los Anxhelos, 16 qershor 2023 (MIA) - Al Paçino dhe e dashura e tij, producentja Nur Alfalah para disa kohësh mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku. Përfaqësuesi i çiftit ka treguar gjininë dhe emrin e foshnjës.

Nur, e cila është 54 vite më e vogël se aktori i njohur, ka sjellë në jetë një djalë të quajtur Roman Paçino, ka konfirmuar përfaqësuesi i tyre për revistën "Pipëll" (People).

Sipas mediave perëndimore, Al Paçino (83) fillimisht u befasua nga shtatzënia, ndaj Nur bëri një test të ADN-së që konfirmoi se Al është babai i fëmijës së saj.

Përndryshe, çifti është në një lidhje prej dy vitesh, ndërsa së bashku janë parë për herë të parë vitin e kaluar në prill. Nur ka qenë më parë i lidhur me Mik Xheger, Klint Istvud, si dhe me miliarderin francez Nikola Bergruen. Përndryshe, Al Paçino nuk është martuar kurrë. Ai tashmë ka një vajzë Xhuli Meri (e lindur 1989) dhe binjakët Olivia dhe Anton Xhejms  (të lindur më 2001). ls/

Foto; Arkivi i MIA-s, IMDB

 

QËNDRONI TË LIDHUR