Al Hilal dakordoi bashkëpunim me portierin Jasin Bunu
- Klubi saudit i futbollit Al Hilal nënshkroi kontratë me portierin e Seviljes, Jasin Bunu.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:01, 18 gusht, 2023

Riad, 18 gusht 2023 (MIA) - Klubi saudit i futbollit Al Hilal nënshkroi kontratë me portierin e Seviljes, Jasin Bunu.
Termini i kontratës dhe vlera e transferit nuk janë saktësuar. Më 16 gusht u kumtua se klubi nga Arabia Saudite do të paguajë 19 milionë euro për marokenin 32-vjeçar.
Bunu nga Al Hilal mori kontratë trevjeçare.
Portieri maroken në Sevilja mbrojti prej shtatorit 2020. Së bashku me ekipin, dy herë e fitoi Ligën e Evropës. Portieri e luajti ndeshjen e fundit për ekipin spanjoll të mërkurën më 16 gusht në finalen e UEFA-së Superkupës kundër Mançester Sitit (1:1; 5:6 - në penallti). ab/
Foto: ЕPА