• e premte, 05 dhjetor 2025

Al Arabia: Ndërmjetësuesit propozojnë pauzë humanitare prej 48 orëve në Rripin e Gazës

Al Arabia: Ndërmjetësuesit propozojnë pauzë humanitare prej 48 orëve në Rripin e Gazës

Riad, 14 gusht 2025 (MIA) – Ndërmjetësuesit në bisedimet për armëpushim në Rripin e Gazës propozuan pauzë humanitare në enklavën palestineze në kohëzgjatje prej 48 orëve, që do të ishte pauzë humanitare shtesë krahas asaj ekzistuese prej 10 orëve, informon televizioni saudit Al Arabia. 

Sipas një raporti të pakonfirmuar, grupi militant palestinez Hamas është pajtuar me propozimin, por Izraeli ka refuzuar, përderisa presioni nga ndërmjetësit vazhdon, njofton “Tajms of Izrael”. 

Izraeli, Hamasi dhe ndërmjetësit bëjnë përpjekje për rifillim të bisedimeve, pasi ato nuk patën sukses në korrik dhe pasi qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu miraton plane për pushtim të qytetit Gazë, transmeton një portal izraelit. 

Izraeli, Hamasi, SHBA-ja dhe disa vende nga Lindja e Afërt këtë javë do të takohen që të bisedojnë për marrëveshje e cila mund t’i japë fund luftës 22-mujore dhe të lirojë 50 pengje të cilat i mbante grupi në Gazë, prej të cilëve besohet se të paktën 20 janë ende gjallë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR