• e hënë, 08 korrik 2024

Al Ahli do t’i ofrojë Osimenit kontratë prej 175 milionë euro për pesë vjet

Al Ahli do t’i ofrojë Osimenit kontratë prej 175 milionë euro për pesë vjet

Riad, 6 gusht 2023 (MIA) – Al Ahli po përgatit një ofertë të re për sulmuesin e Napolit, Viktor Osimen shkruan "Il Mattino".

Më herët u raportua se Napoli ka refuzuar ofertën prej 120 milionë eurosh, pasi kërkon të marrë 200 milionë për 24-vjeçarin nga Nigeria. Tani klubi saudit është i gatshëm të paraqesë një ofertë të re, ndërsa vetë Osimenit do t'i ofrohet një kontratë pesëvjeçare me pagë prej 35 milionë euro në sezon (175 milionë euro për pesë vite).

Për të mbajtur sulmuesin, napolitanët mund t'i ofrojnë atij një marrëveshje rekord. Më parë, asnjë lojtar i Napolit nuk ka marrë më shumë se 7 milionë euro në vit.

Osimen sezonin e kaluar ka pasur 39 paraqitje për Napolin në të gjitha garat duke shënuar 31 gola dhe pesë asiste. Ai u bë golashënuesi më i mirë në Serie A.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR