• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aktvendimi për "Besa Transin" do të shpallet më 7 mars

Aktvendimi për

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Aktvendimi për rastin "Besa Trans" do të shpallet më 7 mars pasi sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup u mbajtën fjalët përfundimtare nga procesi.

Në këtë rast janë të akuzuar një person fizik dhe një person juridik për vepër penale të vazhdueshme "falsifikim të dokumenteve".

Sipas aktakuzës, i akuzuari Bekim Haxhiu, në cilësinë e menaxherit të personit juridik “Besa Trans BTB” nga Rashçe, duke shfrytëzuar të njëjtat marrëdhënie të përhershme, të njëjtat raste dhe rrethana të ngjashme, përmes shoferëve të cilët drejtonin autobusin në pronësi të kompanisë, ka kryer disa veprime të lidhura kohore dhe ka përdorur si dokument publik të vërtetë fals Çertifikatë nga licenca për transport publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar.

Në fjalët përfundimtare, prokurori publik Vladimir Milloshevski sot theksoi se prokuroria jashtë çdo dyshimi të arsyeshëm ka dëshmuar se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen. 

"Prokuroria ofroi dhe nxori mbi 100 dëshmi në lidhje me lëndën penale - juridike të aktakuzës së ngritur, ndërsa në kuptim të veprimeve të ndërmarra të të akuzuarit të parë si drejtues i subjektit juridik të akuzuar", tha Milloshevski.

Ai përkujtoi se një nga dëshmitarët, përfaqësues i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, në dëshminë ka thënë se për autobusin konkret nuk ka dhënë licencë e as që ekziston kërkesë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve që të jepet licencë. 

"Nga kjo rrethanë, mund të përfundojmë qartë se i akuzuari e ka ditur se autobusi nuk posedon certifikatë nga licenca por, megjithatë, në datat që janë vendosur në mënyrë decide në propozim aktakuzën, autobusi është larguar nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka shkuar jashtë vendit", tha prokurori. 

Sipas tij, nga dëshmitë materiale del që autobusi ka dalë me dokument të falsifikuar publik, certifikata nga licenca të cilat nuk korrespondojnë me asnjë material, e as, dëshmi verbale. 

"Edhe dëshmitarët e mbrojtjes, vozitësit e autobusëve, bëjnë të ditur se automjetet ishin me dokumente të gatshme nga subjekti juridik, të vendosura në zarf dhe me dokumentet e tilla, tashmë më parë të përgatitura, e kanë drejtuar autobusin. Dukshëm, kjo sjell konkluzion se këta shoferë ishin të detyruar vetëm të kenë dokumente për menaxhim me veturën", sqaroi prokurori. 

Ai kërkoi që i akuzuari Bekim Haxhiu, pronar i "Besa Trans" BTD SHPKNJP Shkup" të shpallet fajtor dhe të dënohet me ligj, në bazë të nenit 39 dhe 32 nga Kodi Penal, ndërsa njëherësh, të njëjtën e kërkoi edhe për subjektin juridik "Besa Trans" BTD SHPKNJP Shkup". 

Asmir Alispahiq, avokat i Bekim Haxhiut, në fjalët përfundimtare theksoi se aktakuza nuk mund të mbijetojë, sepse, siç tha, në rast se dokumenti është i rremë, nuk ka mundësi që ta kalojnë kufirin, e as që të drejtojnë ndonjë autobus.

"Prokuroria nuk ka ofruar asnjë provë dhe për mendimin tim, prova vendimtare se është përgatitur një dokument publik i rremë është një konstatim dhe mendim i aftë, një gjë e tillë nuk ekziston dhe nuk mund të ketë, sepse asnjë nga certifikatat e licencave , kur kalonin autobusët është konstatuar se ende flitet për një dokument publik fals, të falsifikuar ose të bërë", tha ai.

Që kjo vepër penale të mbijetojë, sipas tij, duhet të jetë thelbi themelor i veprës penale "falsifikim i dokumentit", paragrafi 1. 

"Në situatën konkrete, përfaqësuesi i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve (MTL), Dragançe Jovev, u përgjigj se të gjitha licencat janë dhënë nga organi. Kjo do të thotë se të gjitha licencat të cilat ishin treguar dhe të gjitha certifikatat e licencave në vendkalimin kufitar, janë dhënë nga organi MTL", tha Alispahiq.

Ai potencoi se akuzat të cilat i thoshte prokuroria nuk mund me asnjë dëshmi materiale ose verbale të konfirmojnë, e aq më shumë që mbrojtja, siç tha, ka dëshmuar se ajo terori mund të mbijetojë.

Sipas mbrojtjes, ligjshmëria e vetme dhe vendimi i drejtë është që i akuzuari të lirohet nga aktakuza. 

Në fjalët përfundimtare të avokatit Asmir Alispahiq u përshinë edhe i akuzuari Bekim Haxhiu, si dhe përfaqësuesi i personit juridik të akuzuar  "Besa Trans" BTD SHPKNJP Shkup".

Aktvendimi do të publikohet më 7 mars në orën 9 në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. 

Procesin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori publik, Vladimir Milloshevski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR