• e enjte, 17 korrik 2025

Aktivitete parandaluese për udhëtim të sigurt në kushte verore

Aktivitete parandaluese për udhëtim të sigurt në kushte verore

Shkup, 14 qershor 2025 (MIA) - Nëpunës policorë nga Qendra rajonale për punë kufutare "Jugu" sot në vendkalimet kufitare "Bogorodicë" dhe "Mexhitli" në bashkëpunim me vullnetarë nga Kryqi i Kuq i RMV-së zbatuan aksion parandalues për udhëtim të sigurt në kushte të verës.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nëpunësit policorë u kanë treguar udhëtarëve gjatë hyrjes në vend për nevojën e vozitjes së kujdesshme dhe të prëgjegjshme dhe duke pasur parasysh temperaturat e larta ditore, është e preferuar pushimi në drejtim të evitimit të ndikimit të temperaturave si rrezik nga fatkeqësi të mundshme trafiku. Së bashku me vullnetarët nga Kryqi i Kuq krahas këshillave, udhëtarëve u kanë dhënë ujë si dhe fletushka edukative me përmbajtje informative përndryshe të përgatitura nga QR për VK "Jugu".

"Aktivitetet e këtilla dhe të ngjashme do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, aq më shumë me rritjen e pritshme të frekuentimit të komunikacionit përmes vendkalimeve kufitare", informojnë nga MPB. ab/

Fotо: МРB

QËNDRONI TË LIDHUR