• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Dy zjarre aktive në Makedonski Brod dhe Studeniçan, shtatë janë nën kontroll

Dy zjarre aktive në Makedonski Brod dhe Studeniçan, shtatë janë nën kontroll

Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Nga 46 zjarre në hapësirë ​​të hapur të regjistruara dje, 37 janë shuar, dy janë ende aktive dhe shtatë janë nën kontroll, informoi sot Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Zjarret janë aktive në komunat Makdonski Brod dhe Studeniçan. Në Makedonski Brod, siç njoftojnë nga QMK, zjarri është në fshatrat Tazhevë dhe Breznicë dhe në Jasen dhe po digjet një pyll me pisha, ndërsa në Studeniçan zjarri është në fshatin Batinci afër vendit të quajtur Dreshnicë dhe po digjet një pyll i përzier.

"Nën kontroll janë në Makedonski Brod - fshati Sllatinë (bimësia e ulët ); Komuna e Demir Hisarit dhe Komuna e Ohrit: mali Ilin, aktiv është në afërsi të fshatit Brezhan, Ohër, ndërsa është nën kontroll në Demir Hisar (bimësi e ulët, pyll me kërcell të ulët); Komuna Petrovec - Fshati Gradmanc - Divle (bimësi e ulët); Komuna e Dibrës - mbi fshatrat Kosovrasti Epërm– Rajçicë – Tatar Elevc (pyll me kërcell të ulët, gjemba dhe bimësi të ulët); Komuna e Ohrit: Galiçicë (bimësia me kërcell të ulët); Komuna e Plasnicës - fshati Plasnicë (i shuar) - fshati Latovë (tymon, pylli i degraduar) dhe Komuna e Dellçevës - Deponia Dellçevë (mbeturinat), thekson QMK-ja në kumtesën.

Nga dje janë shuar 37 zjarre në lokacione që janë në  komunat Prilep, Studeniçan, Kërçovë, Saraj, Gazi Babë (Deponia Vardarishte), Koçan, Gjevgjeli, Gostivar, Kriva Pallankë, Makedonski Brod, Krushevë (deponia e qytetit), Tearcë, Tetovë, Haraçinë, Kisella Vodë, Butel (pranë nënstacionit MEPSO); Petrovec, Makedonska Kamenica, Strumicë, Nagoriçan i vjetër, Likovë, Kumanovë, Veles dhe Çashkë. ls/

Foto: Qendra për menaxhim me kriza

 

QËNDRONI TË LIDHUR