• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aktakuzë e re për punë të padërgjegjshme të kryetarit të Strugës, Ramiz Merko

Aktakuzë e re për punë të padërgjegjshme të kryetarit të Strugës, Ramiz Merko

Strugë, 20 mars 2024 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike në Strugë sot ka ngritur aktakuzë të re për punë të pandërgjegjshme të kryetarit të Strugës, Ramiz Merko.

Sipas aktakuzës, ai akuzohet se si kryetar komune më 31 janar 2022, gjatë emërimit të ushtruesit të detyrës - drejtor i shkollës fillore komunale në fshatin Labunishtë, ka emëruar një person i cili nuk ishte në radhët e të punësurave, siç është paraparë në nenin 118 nga Ligji i arsimit fillor, dhe nuk ka pasur përvojë adekuate të punës në punën edukativo-arsimore.

Kryetari, siç është bërë e ditur në informacionin e PTHP-së, ka mundësuar që personi të emërohet në funksion dhe t'i paguhet pagë si u.d. drejtor 19 muaj, me çka shkollës i ishte shkaktuar dëm në vlerë të përgjithshme të pagave dhe kontributeve të paguara pa bazë. 

Më parë, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka ngritur akuzë kundër kryetarit të Strugës, Ramiz Merko lidhur me furnizimin e automobilit luksoz "audi", me nismë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Antikorrupsioni në vitin 2020 ka ngritur nismë për ndjekje penale të Merkos për blerjen e veturave, në mesin e të cilave edhe "audi A6" në vlerë prej 67 mijë euro, por Prokuroria atëherë e mbylli rastin në fazën parahetimore, edhe pse edhe revizorët konfirmuan se tenderi është zbatuar në kohë të paqëndrueshmërisë financiare në Komunën e Strugës. 

Ai vitin e kaluar ishte vënë edhe në "listën e zezë" të Departamentit të Shtetit për shkak të akuzave për përfshirje në korrupsion, keqpërdorim të fondeve dhe përzierje në gjyqësor. 

Por në opinion mbetet dilema, "kush do ta gjykojë Merkon?". Sektori i Specializuar për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit njoftoi se nuk ka kompetencë për veprën penale "keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar" dhe lëndën do ta dërgojë për procedim në Gjykatën Themelore të Strugës. Paraprakisht, një ekip i prokurorëve dhe gjykatësve të shtetit kanë kontrolluar kolegët strugan për lëndët që kanë të bëjnë me Merkon në Prokurorinë Publike të Strugës dhe në Prokurorinë e Lartë Publike në Manastir.

Во Основниот суд во Струга утре третпат ќе почне судскиот процес против тројцата лекари од Струшката болница, гинекологот Мухамед Асани, неговиот син доктор Блертон Асани и доктор Лилјана Јов

Pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme mbi punën e Prokurorisë Themelore Publike Strugë, Prokurorisë së Lartë Publike Manastir dhe Prokurorisë Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Komisioni i Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut kishte mbikëqyrje në 30 lëndë të parashtruara kundër Ramiz Merkos, si dhe në lëndët që kanë të bëjnë me punën e Komunës së Strugës gjatë periudhës kur ai ka kryer pozitën e kryetarit. Procedurat më të vjetra të kryera datojnë në vitin 2006, duke përfshirë në një pjesë të rasteve tashmë të zgjidhura. Komisioni që ka bërë mbikëqyrjen, siç informoi atëherë PTHRMV, u ka dërguar udhëzime prokurorëve publikë lidhur me veprimet e tyre. PTHP Strugë ka udhëhequr katër raste kundër Merkos, të formuara nga fillimi i vitit 2023 dhe ka vepruar në dy raste në hetime paraprake nga viti 2021, të cilat i referohen projekteve specifike të Komunës së Strugës. Për katër lëndë të tjera të pazgjidhura (2 nga viti 2019 dhe 2 nga viti 2022), prokurorët publik që kanë ndërmarrë veprime kanë marrë udhëzime për të dinamizuar më tej procedurën. Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kishte në punë gjithsej pesë lëndë.

Pasi u vendos bë "listën e zezë" të SHBA-së, në qershor të vitit të kaluar, Merko u prononcua në profilin e tij në fejsbuk prej ku porositi se do të jetë i hapur "për të mbështetur drejtësinë dhe për çdo proces para organeve gjyqësore". Premtoi se të gjitha dokumentet e nevojshme nga ana e tij dhe nga Komuna e Strugës do të dërgohen me kohë te organet gjyqësore, ndërsa në interes të procesit vendosi që ta ngrijë çdo aktivitet në strukturat partiake deri në mbylljen e procedurave të rëndësishme. Që atëherë gati nuk është i kapshëm për publikun. Përveç se me ndonjë fotografi në faqen zyrtare të Fejsbukut të Komunës së Strugës nga mbikëqyrje  të Vetëqeverisjes lokale. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR