• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aksione të policisë financiare në disa qytete si rezultat i procedurës disamujore për rastin "Zinxhiri"

Aksione të policisë financiare në disa qytete si rezultat i procedurës disamujore për rastin

Shkup, 2 nëntor 2023 (MIA) - Drejtoria e Policisë Financiare sot ka informuar se gjatë kësaj jave ka kryer aksionë në më shumë qytete të vendit si rezultat i një procedimi njëmujor parahetimor nga krimi ekonomik nën emrin e koduar "Zinxhiri" për krime kundër financave publike dhe transaksione pagesash.

"Gjithashtu njoftojmë opinionin se i pandehuri i parë i cili është edhe një nga organizatorët e shoqërimit kriminal është siguruar nga Drejtoria e Policisë Financiare, është sjellë para gjykatës ku nga gjykatësi në procedurë parparake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup i është shqiptuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh", thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë Financiare. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR