• e hënë, 15 korrik 2024

Aksion i policisë kosovare në Zubin Potok në Veri të Kosovës, sekuestrohen armë dhe arrestohet një person

Aksion i policisë kosovare në Zubin Potok në Veri të Kosovës,  sekuestrohen armë dhe arrestohet një person

Prishtinë, 13 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka bastisur një lokacion në fshatin Uglarë në Zubin Potok, ku janë gjetur: armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike.

Sveçla në profilin e tij në Fejsbuk, përveç informacioneve për aksionin,  ka postuar edhe një fotografi të personit të dyshuar dhe të arrestuar.

Ai e cilësoi veprimin e sotëm si një sukses tjetër në përpjekjet e Qeverisë për "çrrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale nga Serbia" në Kosovë.

"Angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë vazhdon me sukses. Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori". Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë", shënoi Sveçlla.

Ministri kosovar i Punëve të Brendshme tha se institucionet do të punojnë në "mbrojtjen e interesave shtetërore, sigurinë e qytetarëve, sundimin e rendit dhe ligjit në çdo cep të shtetit". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR