• e shtunë, 23 nëntor 2024

Aksion i Policisë financiare, arrestohen persona të cilët e dëmtuan Fondin për sigurim shëndetësor

Aksion i Policisë financiare, arrestohen persona të cilët e dëmtuan Fondin për sigurim shëndetësor

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Nën kryesimin e prokurorit publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sot nga orët e hershme të mëngjesit Drejtoria për polici financiare kreu bastisje në disa lokacione në Prilep dhe arrestohen persona të dyshimtë. Aksioni është rezultat i procedurës disamujore parahetimore, nën emrin kodues "Gjitari", për vepra penale kundër pozitës zyrtare, financave publike, qarkullimit pagesor dhe ekonomizimit që e zbaton Drejtoria për polici financiare në koordinim me Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar.

"Drejtoria për polici financiare, si rezultat i procedurës disamuajshe parahetimore nën emrin kodues 'Gjitari' në Prokurorinë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit parashtroi padi penale kundër disa personave fizik dhe dy personave juridik, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepra të kryera mashtrim dhe larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese nga Kodi penal i RMV-së, me çka i është shkaktuar dëm Fondit për sigurim shëndetësor të RMV-së në shumë prej 35.551.472 denarlve", infomojnë nga Drejtoria për Polici financiare.

Siç sqarojnë nga atje, i paraqiituri i parë në cilësinë e nënshkruesit të autorizuar të llogarive bankare të personave të paraqitur juridik, si dhe nënshkrues i autorizuar i llogarive bankare të disa personave fizik, së bashku me të paraqiturin e dytë dhe të paraqiturin e tretë në cilësinë e drejtuesve dhe pronarëve të personave të paraqitur juridik, në periudhën prej shtatorit 2020 dei në tetor 2023 me qëllim që të përfitojnë dobi të jashtëligjshme pronësore për vete, me paraqitje të rrejshme të fakteve e hamendësuan Fondin për sigurim shëndetësor të RMV-së të paguajë mjete monetare në bazë të shfrytëzimit të së drejtës për kompensim të rrogës gjatë pushimit të lehonisë, lindjes dhe amësisë së një numri më të madh të grave shtatzëna-që kanë lindur, në mënyrë fiktive i kanë punësuar në subjektet e paraqitura juridike, si shitëse pa shkuar në punë, nën kushtin të jenë shtatzëna, më pas duke u paguar të ardhura mujore në vëerë të rrogës minimale, në mënyrë që pas përmbushjes së kushtit ligjor prej gjashtë muajve, të kryejnë korrigjim të rrogës në shuma shumë më të mëdha nga minimalja, duke dhënë informata të pavërteta dhe të rrejshme në Drejtorinë prë të ardhura publike.

Me veprimet e tilla personat e paraqitur e kanë dëmtuar Fondin prë sigurim shëndetësor të RMV-së në shumë prej 35.551.472 denarëve. ab/

foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR