• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Aksion i MPB-së në koordinim me PTHP NKOK për vepra të kryera penale në dëm të Fondit të Shëndetësisë

Aksion i MPB-së në koordinim me PTHP NKOK për vepra të kryera penale në dëm të Fondit  të Shëndetësisë

Shkup, 23 prill 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, NKOK është duke zhvilluar aksion në disa lokacione në mbarë vendin për shkak të dyshimeve të bazuara për vepra penale të kryera me të cilat është dëmtuar Fondi i Shëndetësisë.

"Duke pasur parasysh shtrirjen e operacionit, më shumë informacion do të ndahet pas përfundimit të tij", informojnë nga MPB.

Disa media raportuan informacione jozyrtare se ky ishte një operacion i gjatë i paligjshëm që përfshin paraqitjen e diagnozave të rreme që mundësonte aplikimin, marrjen dhe përdorimin e ndihmës financiare për kujdesin personal të dikujt tjetër si dhe marrjen dhe përdorimin e paligjshëm të pensioneve të invaliditetit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR