• e diel, 22 dhjetor 2024

Ahmeti uron Trampin: Ndaj bindjen që përqendrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë të jetë i fortë si gjithmonë

Ahmeti uron Trampin: Ndaj bindjen që përqendrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë të jetë i fortë si gjithmonë

Shkup, 6 nëntor 2024 (MIA)- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka uruar popullin amerikan dhe presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

“Sytë e gjithë botës janë drejtuar kah Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u votua për presidentin e 47-të të vendit prijës të botës demokratike. Votuesit amerikan u përcaktuan për një rikthim mbresëlënës të presidentit Tramp në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Uroj popullin amerikan dhe presidentin Tramp për zgjedhjen e tij të sotme dhe ndaj bindjen që përqëndrimi amerikan në Ballkan do të vazhdojë të jetë i fortë si gjithmonë për t’i zgjidhur përfundimisht çështjet e hapura midis vendeve të Evropës juglindore”, shkruan Ahmeti. 

QËNDRONI TË LIDHUR