• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ahmeti: Maqedonasit mund të përparojnë vetëm në marrëdhënie të mira me shqiptarët, së bashku janë më të fortë

Ahmeti: Maqedonasit mund të përparojnë vetëm në marrëdhënie të mira me shqiptarët, së bashku janë më të fortë

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Me rastin e 23-vjetorit të Marrëveshjes së Paqes së Ohrit, Fronti Evropian sot organizon një Akademi për Legjitimitet në të cilën prezantoi platformën e tij të propozuar politike, e cila përbëhet nga masa "që do të ruajnë dhe pasqyrojnë karakterin multietnik të shtetit në mënyrë që të sigurohet zbatimi korrekt i marrëveshjes”. Në bazë të këtyre masave është një “Qeveri me legjitimitet etnik”, e cila forcon Marrëveshjen e Ohrit dhe rendin kushtetues të shtetit.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke u kthyer në të kaluarën dhe, siç tha historia e dhimbshme, tha se sot është një ditë shumë domethënëse për të gjitha komunitetet, komunitetet më të vogla që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

"Të gjithë duhet të kenë kujdes kur shkelet legjitimiteti, kur bëhet majorizimi dhe bëhen ofendime ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në këtë vend, të gjithë duhet të mendojnë me kujdes se nuk kemi nevojë të përsëritet e kaluara. Le ta dëgjojnë të gjithë nga ky manifestim dhe kush mendon se ne shqiptarëve mund të na ndajnë në shqiptarë të mirë dhe shqiptarë të këqij. Ne nga Fronti jemi shqiptarët e këqij që kërkojmë drejtësi. Ne nuk do të jemi argati për askënd, pa marrë parasysh nëse dikush mendon se është agë në këtë vend, e të tjerët janë shërbëtorë të tij", theksoi Ahmeti.

Sipas Ahemtit, ky shtet do të ecë përpara me marrëdhënie të mira ndëretnike, veçanërisht mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

"Maqedonasit si popull, komb, mund të përparojnë vetëm në komunikim dhe harmoni dhe në marrëdhënie të mira me shqiptarët. Përndryshe, do t'i gëlltitin serbët, bullgarët dhe grekët. Këtë nuk po jua them vetëm juve, por edhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë politikë maqedonas. Me bashkëjetesë, me bashkëpunim, ne mund ta ruajmë historinë e tyre, identitetin, mund ta ruajnë identitetin e tyre kombëtar, përndryshe fati i tyre është të mos ekzistojnë fare", tha Ahmeti.

Shënimi i 23 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, sipas Ahmetit, ka një veçori të veçantë për këtë vend që nuk u nda sepse "u pajtua në barazi" dhe "prandaj ne e mbrojmë dhe luftojmë për këtë marrëveshje, që është shpëtim edhe për shqiptarët edhe për maqedonasit si dy komunitetet më të mëdha".

"Pronën që e mendonin në vitet e nëntëdhjeta le ta harrojnë sepse bashkë jemi pronarë dhe bashkë do të t'i dalim fundit edhe në të mirë edhe në të keq. Por në këtë situatë, kur në Europo ka lëvizje dramatike dhe të rrezikshme, jo shumë larg nesh, vërtet të gjithë duhet të mendojmë. Ne nuk e kemi rahatinë të bëjmë politika dhe të heqim legjitimitetin dhe votimin e të gjithë shqiptarëve. Kush janë ata nga Vlen që e bënë këtë gabim fatal, të shkelin në legjitimitetin e popullit të tyre", tha Ahmeti.

Historia, theksoi ai, nuk harron dhe “Fronti Europian” nuk do të ndalet në mbrojtjen e legjitimitetit dhe për këtë, siç paralajmëroi, “do të diskutojmë dhe konsultojmë me profesionistë, ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, që kanë të bëjë edhe me vetë përgatitjen e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”.

"Vëllezër e miq, le të shërbejë si mobilizim ky moment sepse ne jemi fitues, sepse ne jemi drejtësia. Asnjëherë nuk kemi punuar pas shpinës së popullit dhe askujt nuk i kemi bërë keq. Ne do të vazhdojmë punën tonë pa asnjë mendim sepse vitet janë të përkohshme, e ardhmja ju takon juve që për 23 vjet me të vërtetë ishit rojtarët e një Marrëveshjeje kornizë, e cila u arrit jo vetëm me gjakun e luftëtarëve, por edhe me gjakun e gjeneratave të mëparshme. Jemi zotër të krenarisë, të krenarisë kombëtare dhe të shtetësisë së Republikës sonë, sepse nuk shohim një të ardhme tjetër, diku tjetër, sepse nuk vijmë nga ndonjë vend tjetër i largët, por brez pas brezi bashkë nën diell jemi në hapësira dhe fatin e këtij vendi do ta ndajmë së bashku me komunitetin maqedonas dhe së bashku do të jemi më të fortë", tha Ahmeti.

Bujar Osmani, duke e prezantuar propozim platformën e legjitimitetit të përgatitur nga eksperti amerikan Paull Ulliams, tha se Marrëveshja Kornizë e Ohrit (MKO) qëndron si gur themeli i paqes, stabilitetit dhe demokracisë në Maqedoninë e Veriut dhe që nga viti 2001 zbatimi i parimeve të saj në përgjithësi garantoi bashkëjetesë paqësore ndërmjet grupeve të ndryshme etnike në Maqedoninë e Veriut dhe promovoi përfshirjen e drejtë dhe të barabartë të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve pakicë në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike të shtetit.

"Në zhvillimet e fundit politike me koalicionin e ri qeveritar të formuar si rezultat i zgjedhjeve të majit 2024, ato kërcënuan seriozisht themelet e qëllimit dhe synimit, si dhe parimet themelore të Marrëveshjes së Paqes së Ohrit, si dhe veprimet racionale të kufizimet të standardeve të pjesëmarrjes politike, të arritura me dekada përpjekjesh për të siguruar standarde për përfshirje, janë në kundërshtim me qëllimin dhe synimin e ORD dhe synimin e nënshkruesve. Si të tilla, ata i privojnë shqiptarët dhe komunitetet tjera nga standardet e pjesëmarrjes politike, të cilat shteti i ka arritur deri më tani, me çka cenohen parimet e MKO-së dhe me këtë edhe rendi demokratik i Maqedonisë së Veriut", theksoi Osmani.

Për të ruajtur dhe pasqyruar karakterin multietnik në jetën publike dhe për të ruajtur stabilitetin, i cili është një nga synimet kryesore të MKO-së, sipas Osmanit, qeveritë në përgjithësi pasqyrojnë vullnetin zgjedhor të komuniteteve dhe “që atëherë, parimi i legjitimiteti etnik në përgjithësi respektohej nga të gjitha qeveritë”.

"Në mungesë të këtij parimi, maqedonasit etnikë mund të vendosin në mënyrë arbitrare dhe preferenciale se cila parti etnike shqiptare duhet ta përfaqësojë komunitetin shqiptar", tha Osmani.

Kjo situatë, sipas Osmanit, është problematike, sepse, siç thotë, “atëherë çfarë kuptimi ka ekzistenca e partive politike etnike dhe cila do të ishte arsyeja që një bashkësi etnike të dalë dhe të votojë në zgjedhje”.

"Shkelja flagrante dhe shpërfillja e vullnetit politik elektoral të bashkësisë së dytë etnike më të madhe në vend, bashkësisë shqiptare, është në kundërshtim me amendamentin e gjashtë të Kushtetutës së RMV-së dhe parimit të përfaqësimit të drejtë. Duke pasur parasysh qëllimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe Kushtetutës, është e nevojshme të zbatohen masa që do të ruajnë dhe pasqyrojnë karakterin multietnik të shtetit për të siguruar zbatimin e drejtë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Masat si qeveri me legjitimitet etnik e forcojnë MKO-në dhe duhet të forcohen me iniciativa të mëtejshme për të siguruar zbatimin e vazhdueshëm të MKO-së", porositi Osmani.
Përjashtimi i partisë politike ose koalicionit, i cili në zgjedhjet e fundit fitoi shumicën e votave në zgjedhje, sipas Osmanit, nuk i përmbush këto pritshmëri.
"Barazia dhe drejtësia nuk mund të arrihen nëse bashkësia e cila duhet të prezantohet sipas parimit të proporcionalitetit, në fakt është e privuar nga përfaqësimi, sepse përfaqësuesit të cilët janë zgjedhur që t'i mbrojnë dhe përfaqësojnë më së miri interesat e bashkësisë, janë të përjashtuar në mënyrë arbitrare dhe preferenciale nga ana e shumicës, me çka suspendohet legjitimiteti zgjedhor", deklaroi Osmani. 
Duke e zbatuar këtë bazë politike në çështjen e formimit të Qeverisë, Osmani theksoi, se barazia mund të arrihet nëse çdo bashkësi e përfaqësojnë përfaqësuesit e zgjedhur legjitim në vullnetin e tyre të shumicës, proporcionalisht me madhësinë e bashkësisë. Formula e tillë, siç theksoi, ka për qëllim që në mënyrë të duhur ta shpërndajë pushtetin politik dhe ta reflektojë realitetin demografik të shtetit. 
"Drejtësia nënkupton përfaqësimin e çdo bashkësie në vendimmarrje. Për këtë qëllim, përfaqësuesit e bashkësisë mund të ndërmarrë veprime politike dhe masa specifike. Veprimet politike kanë të bëjnë me strategjitë politike që do të miratohen për t'u promovuar, ndërsa masat specifike synojnë arritjen e rezultateve konkrete, siç është konsolidimi i praktikës apo i së drejtës zakonore në ligj apo futja e një mase të re ligjore", deklaroi Osmani.
Në përgjithësi, theksoi Osmani, veprimet politike dhe masat specifike ndërmerren në mënyrë kumulative ose alternative, varësisht rrethanave, si dhe nga kushtet adekuate sociale, politike dhe ekonomike. 
"Në zbatimin e këtyre masave ne do të përfshijmë me kujdes parimet dhe praktikat e suksesshme nga Irlanda Veriore, Belgjika dhe Zvicra, duke u mbështetur në qasjet tona të vendosura, për të ofruar zgjidhje gjithëpërfshirëse, të ndjeshme ndaj kontekstit të krijuar nga veprimet e fundit irracionale, specifikat, rrethanat në shoqëri multietnike, multikulturore e Maqedonisë së Veriut", porositi Osmani.
Ziadin Sela, lider i ASH-së, e cila është pjesë e "Frontit Evropian" theksoi se dita e sotme para së gjithash ka rëndësi në drejtim që të përshëndetet, ajo që është në bazën e Marrëveshjes Kornizë, ndërsa ajo është paqja e vendosur. 
Ky debat, shtoi Sela është shumë i rëndësishëm, veçanërisht që në periudhën e kaluar ka pasur akuza për destabilizim të shtetit nga ana e BDI-së dhe theksoi se Fronti Evropian është serioz sa i përket çdo hapi politik që e ndërmerr. 
"Dhe këtu jemi që ta mbrojmë paqen, atë që është arritur përmes Marrëveshjes Kornizë të Ohrit", tha Sela para të pranishmëve, duke theksuar se Marrëveshja Kornizë është marrëveshje për të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve në vend, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike. 
Sela theksoi edhe se këto momente janë që të kujtohemi për atë që ndodhi në vitin 2001 dhe shtoi se me deklaratën e sotme do të hapen të gjitha çështjet të cilat janë të rëndësishme për shtetin. 
"E kemi legjitimitetin nga ana e shqiptarëve, turqve, boshnjakëve, romëve dhe të gjitha bashkësive dhe duhet ta mbrojmë këtë legjitimitet i cili është shprehur përmes votave të fituara në zgjedhje, në kuptim të asaj çfarë kuptimi do të kishte demokracia", tha Sela.
Në këtë ngjarje folën kryetari i Republikës së Re, Ivon Veliçkovski, si dhe një pjesë e liderëve të partive të cilët janë pjesë e "Frontit Evropian - kryetari i Lidhjes Demokratike Boshnjake, Munir Kolashinac, Arjanit Hoxha nga Partia Demokratike Evropiane, kryetari i Partisë Demokratike të Turqve në Maqedoni, Bejxhan Iljas. ls/fc/
Fotografia: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR