• e premte, 05 dhjetor 2025

Ahmeti: Ende nuk është biseduar çështja për zgjedhjet lokale, do zë ftohen të gjitha partitë nga Koalicioni "Fronti evropian"

Ahmeti: Ende nuk është biseduar çështja për zgjedhjet lokale, do zë ftohen të gjitha partitë nga Koalicioni

Shkup, 2 maj 2025 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në deklaratë për mediumet theksoi se partia e tij dhe "Fronti evropian" ende nuk kanë sjellë vendim se si do të dalin në zgjedhjet lokale të cilat duhet të mbahen në tetor të këtij viti.

"Kjo çështje akoma nuk është diskutuar. Do të ftohen të gjitha partitë nga 'Fronti evropian' dhe do të shqyrtohet e tërë situata", potencoi Ahmeti gjatë vizitës së tij në fshatin e Shkupit, Sfillare.

I pyetur nëse ka ndonjë marrëveshje me Arben Taravarin për zgjedhjet lokale, Ahmeti tha se gjatë javës do të thirren të gjitha organet e partisë dhe do të shqyrtohen të gjitha çështjet.

"Ende nuk ka bisedime përfundimtare. BDI ende nuk i ka thirrë të gjitha organet udhëheqëse të partisë. Gjatë javës do të thirren trupat më të lartë partiak, do të shqyrtohen të gjitha situatat. Gjithsesi, e vlerësojmë hapin e guximshëm të Taravarit, sepse ai shumë më herët e kuptoi se kjo qeveri nuk është asgjë më shumë se qeveri antishqiptare", theksoi Ahmeti.

Lideri i BDI-së tha se e vlerëson vendimin e Taravarit për t'u ndarë nga "Vlen"-i.

"Ende nuk është ndërtuar asnjë strategji. Zotëri Taravari më duket se tha 'unë nuk kam lindur në qeveri', dhe në momentin kur do të bëhet i papranueshëm, mund të largohet. Por, këto janë çështje të zotëri Taravarit, ato nuk janë çështje të BDI-së, as të 'Frontit evropian', ato janë çështje të brendshme që zotëri Taravari duhet t'i menaxhojë", tha Ahmeti. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR