• e hënë, 23 dhjetor 2024

Agjencia për film në Berlinale, për herë të parë me stendë në Tregun evropian të filmit

Agjencia për film në Berlinale, për herë të parë me stendë në Tregun evropian të filmit

Shkup, 16 shkurt 2024 (MIA) - Agjencia për film e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë e pranishme me stendë të vet në Tregun evropian të filmit, i cili do të mbahet prej 15 deri më 21 shkurt në suaza të Festivalit internacional të filmit në Berlin.

"Kjo është me rëndësi të madhe për kinematografinë tonë duke pasur parasysh se në 15 vitet e fundit po bëhen hapa që Maqedonia e Veriut të sigurojë hapësirën e vet promovuese në suata të tregut në Berlin, ku marrin pjesë shumë producentë, distributorë, financues dhe organizues të festivaleve nga e mbarë bota", thuhet në kumtesën nga Agjencia për film. 

Stenda e vendit tonë do të jetë e pozicionuar në lokacionin qendror, në Muzeun "Martin Gropius Bau" ku tradicionalisht mbahen aktivitetet në suaza të pjesës industriale të Festivalit të filmit në Berlin. Delegacioni i vendit tonë nga Agjencia për film do të prezantojë ngjarjet më të reja në konematografinë tonë dhe do të realizojë takime për bashkëpunime të ardhshme në bashkëproduksion. Për këtë qëllim është përgatitur katalog voluminoz dhe material promovues.

Krahas stendës promovuese, Agjencia për film do të jetë e pranishme edhe në platformën e tregut në internet, ku të gjithë ata të cilët nuk kanë mundësi të marrin pjesë fizikisht në edicionin e tregut, do të mund t'i ndjekin përmbajtjet në format virtual. ab/

Foto: Agjencia për film

QËNDRONI TË LIDHUR