• e hënë, 20 maj 2024

Ageleri e uroi Siljanovska Davkovën: Zgjedhje historike e gruas së parë presidente të Maqedonisë së Veriut

Ageleri e uroi Siljanovska Davkovën: Zgjedhje historike e gruas së parë presidente të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler ia uroi fitoren Gordana Siljanovska Davkovës në zgjedhjet presidenciale. 

Ajo përmes një shkrimi në X e vlerësoi si historik zgjedhjen e gruas së parë presidente të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se SHBA-ja vazhdon me mbështetje të integrimit të plotë evropian të vendit. 

"Urimet e mia të përzemërta për Gordana Siljanovska Davkovën për zgjedhjen e saj historike si grua e parë presidente e Maqedonisë së Veriut. Urime edhe për të gjithë ata qytetarë të cilët dje e shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t'i mbështesin qëllimet për prosperitet dhe integrim të plotë euroatlantik të këtij vendi", qëndron në porosinë e Agelerit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR