• e martë, 24 dhjetor 2024

Ageler: Me të gjithë ata që flas e dinë se cilët janë aktorët e korruptuar në vend, shpresoj se institucionet do të ndërmarrin masa

Ageler: Me të gjithë ata që flas e dinë se cilët janë aktorët e korruptuar në vend, shpresoj se institucionet do të ndërmarrin masa

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Nuk ka detyrim ligjor për institucionet që të ndërmarrin aktivitete, por shpresoj që në mesin e institucioneve që tashmë e dinë se ka korrupsion në këto raste, në të vërtetë do të ndërmarrin diçka, sepse njerëzit në këtë vend duhet të kërkojnë dhe meritojnë që ky korrupsion të monitorohet, hetohet dhe ndiqet, thotë ambasadorja e SHBA-së Anxhela Ageler.

Duke folur për vënien në "listën e zezë" të SHBA-së të njerëzve dhe kompanive, shpalosur gjatë javës së kaluar, Ageler në një intervistë për Televizionin Telma thotë se është interesante ajo që sa herë që zbardhin emra për korrupsion në këtë vend, çdo qytetar dhe çdo mik me të cilin bisedon thotë: "sigurisht".

"Sepse njerëzit e dinë, e dinë se cilët janë aktorët e korruptuar në vend", thekson Ageler.

Në emrat që pamë deri tani, thekson ambasadorja amerikane, korrupsioni nuk ka tendencë të qëndrojë në një shtet.

"Ballkani është zonë shumë e lidhur dhe sigurisht këtë e pamë edhe me individët e sanksionuar këtu, por mendoj se një nga pikat e rëndësishme që theksuam në publikimin tonë të enjten e kaluar, kur u publikuan emrat, është se me këdo që bëni biznes mund t'ju prekë edhe juve dhe familjen tuaj, pa dallim nëse janë në këtë vend apo në një vend tjetër apo rajon", deklaroi Ageler.

Ageleri ndër të tjera në intervistë thekson se SHBA-ja dhe ambasada amerikane punojnë me shumë përkushtim prej më shumë se 30 vitesh për të mbështetur gjyqësorin, në të gjitha nivelet.

"Jemi të përkushtuar fuqishëm dhe qartë në mbështetjen e institucioneve, gjyqësorit, jo vetëm në një gjykatës individual. Gjykata e Lartë për këtë vend dhe timin është një simbol i fuqishëm, është 'mbrojtja e fundit', siç themi ne dhe nga ajo që kam diskutuar me gjykatësit është se sa e rëndësishme është për të gjithë ata, individualisht edhe si organ të ndjekin ligjin kur sjellin vendime, për njerëzit në këtë vend që të kuptojnë se si dhe pse merren ato vendime", ka deklaruar Ageler.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR