Ageler: Me kujdes i ndjekim procedurat në Kuvend lidhur me interpelancat e votuara për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor
- – Me shumë vëmendje i ndjekim procedurat në Kuvend dhe deklaratat lidhur me interpelancat e votuara për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, theksoi sot ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler në Qendrën e Stërvitjeve të MPB-së në Idrizovë në solemnitetin me rastin e dorëzimit të akreditimit nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Akademive të Policisë për Standarde dhe Stërvitje (IADLEST).
- Post By Fitore Curri
- 14:37, 13 mars, 2025

Shkup, 13 mars 2025 (MIA) – Me shumë vëmendje i ndjekim procedurat në Kuvend dhe deklaratat lidhur me interpelancat e votuara për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, theksoi sot ambasadorja e SHBA-së, Anxhela Ageler në Qendrën e Stërvitjeve të MPB-së në Idrizovë në solemnitetin me rastin e dorëzimit të akreditimit nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Akademive të Policisë për Standarde dhe Stërvitje (IADLEST).
Në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve lidhur me atë si i komenton interpelancat e votuara për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor, Ageler theksoi se nuk mund t’i komentojë, por, siç tha, më e rëndësishme nga të gjitha është procesi që ndiqet në mënyrë të qartë dhe transparente.
“Unë nuk mund t’i komentoj. Me shumë kujdes i ndjekim procedurat në Kuvend dhe deklaratat lidhur me interpelancat e votuara për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor. Ajo që është e rëndësishme për çdonjërin nga këto raste është që të ndiqet në mënyrë që është e qartë dhe transparente për të gjithë ata që e vëzhgojnë”, tha Ageler.
Lidhur me kërkesën e refuzuar për vizë të ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, Ageler tha që përgjigje të kërkohet te vetë aplikanti, duke theksuar se SHBA-ja ka ligje të rrepta për privatësi dhe se nuk mund të komentojë çështje lidhur me marrjen e vizës amerikane për asnjë aplikant.
“Ne kemi ligje shumë të rrepta për privatësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë arsye nuk mund të komentoj për asnjë çështje vize për asnjë individ. Unë do t'ju drejtoja te ministri për t'ju treguar se çfarë ka ndodhur, por gjithashtu do të them se çdo aplikanti për vizë amerikane, procesi i marrjes së vizës amerikane i shpjegohet individit dhe nëse ka diçka shtesë, shpjegohet edhe kjo”, tha Ageler. fc/
Fotografia: MIA