• e martë, 24 dhjetor 2024

Ageler: Ekzistojnë lista të shumta sipas të cilave persona të ndryshëm mund të hetohen në kontekste të ndryshme në lidhje me korrupsionin

Ageler: Ekzistojnë lista të shumta sipas të cilave persona të ndryshëm mund të hetohen në kontekste të ndryshme në lidhje me korrupsionin

Shkup, 10 mars 2023 (MIA) - Ekzistojnë shumë lista sipas të cilave persona të ndryshëm ndoshta hetohen në kontekste të ndryshme në lidhje me korrupsionin dhe të gjithë ata persona hetohen që të mund të miratohen sanksione adekuate. Megjithatë informatat duhet të vijnë në Uashington, deklaroi ambasadorja e SHBA-së Anxhela Ageler, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë se cilat emra do të gjenden në "listën e zezë".

"Qëndroj pas asaj që thashë para ca ditësh dhe mendoj se kjo është e vërtetë, megjithatë informatat duhet të vijnë në Uashingtin dhe unë nuk mund t'u jap as afate kohore, as numër të asaj se sa persona  mund të zbulohen", deklaroi Ageler, pas vizitës në poligonin e Armatës "Krivollak", me ministren e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

E pyetur për vizitën e koordinatorit për antikorrupsion të Departamentit të shtetit amerikan, Riçard Nefju, Ageler tha se ishte e lumtur që koordinatori special ka arritur të ndajë kohë dhe të vjen këtu.

"Unë në mëngjes isha në takim me presidentin Pendarovski dhe më vjen mirë që arriti ta vendosë këtë mbledhje të planifikuar në agjendën e tij. Ai nuk është këtu për të zbuluar emra për listën e zezë, as diçka ngjashëm, por është këtu të diskutojnë për proceset,  sanksionet, protokollet që Qeveria e SHBA-së i ka në lidhje me korrupsionin. Ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me Uashingtonin, çdo ditë komunikojmë dhe mendoj se Nefju është pikërisht aleat i mirë dhe promotor i të gjitha proceseve për luftë kundër korrupsionit e cila mendoj se edhe për ju është një nga çështjet më të rëndësishme", deklaroi Ageler. sa/

Foto: Fejsbuku i MIA-s  printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR