• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ageler dhe Gir: Ukraina do të ngadhënjej me ndihmën tonë dhe për këtë nuk ka alternativë

Ageler dhe Gir: Ukraina do të ngadhënjej me ndihmën tonë dhe për këtë nuk ka alternativë

Shkup, 26 shkurt 2024 (MIA) - Ambasadorja e SHBA-së në vend Anxhela Ageler në konferencën "Ukraina- dy vite heroizëm" sot ka thënë sot se që nga fillimi i luftës, heronjtë ukrainas vazhdojnë të luftojnë dhe se guximi dhe forca e tyre ka arrit të sigurojë fitore të vogla dhe të mëdha krahas humbjeve të mëdha që ka pësuar. Ukraina, tha Ageler, do të ngadhënjej me gjithë ndihmën tonë dhe për këtë nuk ka alternativë.

"Jo vetëm që ndalën një armik të madh, por ndalën edhe mallrat e Rusisë që të shkojnë në tregun botëror, vazhduan të japin dhe ofrojnë energji elektrike dhe shërbime, reformuan vendin e cila po ecë përpara drejt anëtarësimit në institucionet transatlantike. Ukraina do të fitojë me gjithë ndihmën tonë. Nuk ka alternativë", ka thënë Ageler në konferencën në Shkup të organizuar nga ambasada e Ukrainës.

Angazhimet, theksoi ambasadorja amerikane, nuk mund të jenë më të larta dhe janë shumë më të mëdha se kufijtë e Ukrainës.

"Lufta brutale e paligjshme e Rusisë na kujton kërcënimet nga regjimet autoritare, rëndësinë e mbrojtjes nga banditë dhe për të luftuar për demokraci dhe liri. Sot ne përsëri angazhohemi për kauzën e paqes dhe drejtësisë. SHBA mbetet në vendin e saj për mbështetje për Ukrainën dhe qytetarët e saj. Lavdi Ukrainës", tha Ageler.

Bota e shikoi me shqetësim dhe mosbesim, shtoi ajo, si në dimrin e vitit 2022, teksa Putin grumbullonte një ushtri në kufijtë e Ukrainës dhe para dy vjetësh pamë sesi filloi invazioni i tmerrshëm dhe brutal ndaj Ukrainës.

"Putini dhe shumë të tjerë mendonin se fuqia ushtarake ruse do ta shkelte Kievin brenda një jave dhe do ta merrte vendin për një muaj. Por kjo nuk ndodhi. Ukrainasit me SHBA-në, NATO-n dhe partnerët e tjerë, përfshirë edhe Bashkimin Evropian qëndruan në rezistencë dhe thanë jo. Ukrainasit nuk u dorëzuan. Ata luftuan. Presidenti Zelenski nuk e lëshoi vendin, por qëndroi dhe udhëhoqi vendin. Perëndimi nuk ia ktheu shpinën, ne u bashkuam dhe bashkuam forcat dhe NATO në vend se të shpërbëhej u rrit", tha Ageler.

Ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir në konferencë tha se Unioni është dhe do të vazhdojë të jetë një nga miqtë më të mëdhenj të popullit ukrainas. Ai rikujton se 4.2 milionë ukrainas përdorin mbrojtje të përkohshme në vendet e BE-së, mbështetje politike që përfshin vendimin historik nga dhjetori i kaluar për hapjen e negociatave për inkuadrim në BE, si dhe ndihmën e madhe financiare, teknike dhe humanitare, si dhe mbështetjen tonë ushtarake së bashku në shumë prej 90 miliardë euro.

Në Shkup sot mbahet konferencë me rastin e dyvjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë. Në panelin e parë fjalim ka mbajtur presidenti Stevo Pendarovski, ambasadorja e Ukrainës në vend, ministra dhe përfaqësues të tjerë. 

QËNDRONI TË LIDHUR