• e premte, 05 dhjetor 2025

Afati i dytë i regjistrimit në shkollat e mesme, të lira janë 16 000 vende

Afati i dytë i regjistrimit në shkollat e mesme, të lira janë 16 000 vende

Shkup, 30 qershor 2025 (MIA) - Gjysmëmaturantët të cilët në afatin e parë në qershor nuk u regjistruan në shkollat e mesme për vitin shkollor 2025/2026, do të kenë mundësinë e dytë për t'u regjistruar në paraqitjen e dytë elektronike këtë muaj - të hënën, më 30 qershor. Dokumentacioni i nevojshëm në shkolla do të dërgohet nesër ndërsa ranglista e nxënësve të regjistruar do të kumtohet më 2 korrik deri në orën 12:00.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga shkollat, për paraqitjen e dytë të qershorit, të lira janë 16 034 vende - 10 758 për mësim në gjuhën maqedonase, 4781 në gjuhln shqipe, 474 në gjuhën turke dhe 21 vende të lira për mësim në gjuhën serbe. Për arsim të mesëm gjimnazial ka 3727 vende të lira dhe 12 307 për arsim profesional.

Pas aplikimit të parë, të mbajtur nga 14 deri më 17 qershor, gjithsej u regjistruan 13 712 nxënës nga 16 601 të paraqiturit. Prej tyre, 10 172 nxënës janë regjistruar për mësim në gjuhën maqedonase, 3 248 në gjuhën shqipe, 279 në gjuhën turke dhe 13 nxënës në gjuhën serbe.

Si edhe në disa vitet e fundit, arsimi profesional është më tërheqës për nxënësit, kështu që në afatin e parë të regjistirmit më shumë se dyfishi i nxënësve u regjistruan në shkolla profesionale (9469) se sa në gjimnaze (4243).

Për arsimin gjimnazial konkursi për regjistrim të nxënësve tashmë ka përfunduar në gjimnazet "Josip Broz Tito" në Manastir dhe "Nikolla Karev" në Shkup. Në paraqitjen e parë, MASH-i kumtoi informatë edhe për shkollat të cilat në Konkursin për regjistrim të nxënësve ka përfunduar në arsimin profesional për sektorë/kualifikime të caktuara.

Për nxënësit të cilët në afatin e qershorit nuk do të regjistrihen në arsimin e mesëm, mundësia e radhës është në afatin e gushtit në shkollat ku do të ketë vende të lira. Paraqitja elektronike do të jetë më 21 gusht, ndërsa ditën e njejtë do të duhet të dërgohet edhe dokumentacioni i nevojshëm në shkolla. Ranglista përfundimtare me rezultatet e regjistrimit do të kumtohet më 22 gusht. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR