• e premte, 05 dhjetor 2025

Zhduket aeroplani me rreth 50 pasagjerë në Rusi

Zhduket aeroplani me rreth 50 pasagjerë në Rusi

Moskë, 24 korrik 2025 (MIA) - Kontrolli i trafikut ajror rus ka humbur kontaktin me një aeroplan me udhëtarë An-24 i cili transportonte rreth 50 persona.

Aeroplani i operuar nga "Angara erlajns", po fluturonte drejt qytetit Tinda në rajonin Amur në lindjen e largët të Rusisë, në afërsi të kufirit me Kinën.

Besohet se aeroplani është zhdukur vetëm disa kilometra larg destinacionit të tij.

Guvernatori i rajonit, Vasilij Orlov, deklaroi se sipas të dhënave paraprake, në aeroplan kishte 43 udhëtarë, duke përfshirë pesë fëmijë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

"Të gjitha forcat dhe resurset e disponueshme po drejtohen drejt kërkimit të aeroplanit", shkroi ai në Telegram. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR