Aeroplani i Trampit ateroi në Alaskë
- Aeroplani i presidentit amerikan, Donald Tramp, ateroi në bazën ushtarake në Alaska për samitin e shumëpritur me kolegun e tij rus, Vlladimir Putin, në të cilin pritet të bëjë presion për t'i dhënë fund luftës së Moskës në Ukrainë.
- Post By Ramize Qamili
- 21:21, 15 gusht, 2025
Enkorixh, 15 gusht 2025 (MIA) - Aeroplani i presidentit amerikan, Donald Tramp, ateroi në bazën ushtarake në Alaskë për samitin e shumëpritur me kolegun e tij rus, Vlladimir Putin, në të cilin pritet t'i bëjë presion për t'i dhënë fund luftës së Moskës në Ukrainë.
Lideri amerikan duheshte të mbajë bisedime me shefin e Kremlinit.
Rusia okupoi një pjesë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, duke shkaktuar një konflikt i cili ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz.
Shtëpia e Bardhë publikoi se bisedimet nuk do të jenë "një me një", siç u paralajmërua dje, por "tre me tre", ndërsa nga pala amerikane do të marrin pjesë edhe sekretari i shtetit Marko Rubio dhe i dërguari i posaçëm i Trampit për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof.
Aeroplani i qeverisë ruse më herët ateroi në shtetin amerikan të Alaskës para takimit të caktuar për sonte në orën 21:30.
Ende nuk është bërë e qartë nëse Putini është në aeroplanin që u nis nga qyteti i Magadanit, në Lindjen e Largët ruse, ku presidenti rus ishte për vizitë më herët sot. rq/