• e mërkurë, 26 qershor 2024

Adoleshenti Jamal në Barcelonë deri në vitin 2026, klauzolë e blerjes prej një miliardë euro

Adoleshenti Jamal në Barcelonë deri në vitin 2026,  klauzolë e blerjes prej një miliardë euro

Barcelonë, 2 tetor 2023 (MIA) - Kampionati spanjoll i futbollit Barcelona e vazhdoi sot marrëveshjen me sulmuesin e tij 16-të vjeçar Lamin Jamal deri në verën e vitit 2026, ndërsa në kontratë është përfshirë një klauzolë prej një miliardë euro.

 Jamal erdhi në Barcelonë në moshën shtatë vjeçare, ndërsa në prill të këtij viti u bë futbollisti më i ri që luan në La Ligën spanjolle me 15 vjet, nëntë muaj e 16 ditë.

Muajin e kaluar, Jamal, njëherit, u bë lojtari më i ri në histori që e veshi fanellën spanjolle dhe ishte golashënuesi  në fitoren 7-1 ndaj Gjeorgjisë. sa/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR