• e martë, 01 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Admirali Manç: Maqedonia e Veriut ka treguar se është aleat i fuqishëm dhe i aftë, kontribues, e jo vetëm marrës

Admirali Manç: Maqedonia e Veriut ka treguar se është aleat i fuqishëm dhe i aftë, kontribues, e jo vetëm marrës

Shkup, 28 mars 2025 (MIA) - Komandanti i komandës së bashkuar të forcave aleate në Napoli, admirali Stjuart Manç sot në kazermën Ilinden mbajti fjalim me rastin e pesëvjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

"Maqedonia e Veriut disa herë ka treguar se është aleat i fuqishëm dhe i aftë, kontribuues, jo vetëm marrës", tha admirali, duke shtuar se me dekada ushtarët tanë kanë qenë pjesë e operacioneve të NATO-s në Afganistan, Irak, Kosovë, BeH...

Për poligonin Krivolak, ai tha se është ndër të parat në Evropë për stërvitje ushtarake. Admirali Manç tha se NATO e di se mund të mbështetet në Maqedoninë e Veriut dhe Maqedonia e Veriut e di se mund të konsiderojë në NATO.

Admirali Manç fjalimin e tij e filloi me një minutë heshtje për viktimat në tragjedinë e Koçanit, duke shprehur ngushëllime dhe mbështetje.

Përkujtoi se Maqedonia e Veriut ka filluar rrugën e saj për anëtarësim në NATO 30 vite më parë dhe ka treguar vendosmëri dhe përkushtim ndaj reformave, ka kaluar pengesat dhe është nisur drejt transformimit.

Në mars të vitit 2020 ambicia juaj, potencoi ai, u bë realitet. Sot, siç tha, nuk po shënojmë vetëm një përvjetor, por edhe atë që mund të arrihet me vlerat, aftësitë, përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët të të gjithë anëtarëve të NATO-s.

"Ky rajon dhe bota jonë do të vazhdojnë të përballen me sfida komplekse, të shkaktuara nga tensionet në rritje dhe ndikimi i atyre që kërkojnë të minojnë vlerat dhe mënyrën tonë të jetesës. Së bashku, 32 kombet e NATO-s do të mbeten të bashkuar për sfidat, sepse ne e dimë se mbrojtja e paqes është jetike. Paqja është mënyra më e mirë për të siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm afatgjatë. Paqja është baza e përparimit dhe prosperitetit për të gjithë", tha mes tjerash admirali Manç, komandanti i Komandës së bashkuar të aleatëve në Napoli.

Në solemnitetin fjalime mbajtën edhe kryetari i Shtabit të përgjithshëm të Armatës, gjeneralmajori Sashko Lafçiski, presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, ndërsa morën pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, përfaqësues nga kori ushtarako-diplomatik në vend dhe mysafirë tjerë. rq/bsh/

Foto: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR