• e premte, 05 dhjetor 2025

Administrata palestineze e përshëndeti vendimin e Belgjikës për njohje të shtetësisë palestineze

Administrata palestineze e përshëndeti vendimin e Belgjikës për njohje të shtetësisë palestineze

Bruksel, 2 shtator 2025 (MIA) - Administrata palestineze sot i përshëndeti planet e Qeverisë belge për njohje të shtetësisë palestineze, kumtoi Ministria palestineze e Punëve të Jashtme.

Ministri belg i Punëve të Jashtme, Maksim Prevo deklaroi herët në mëngjes se vendi i tij do ta bëjë atë në Asamblenë e përgjithshme të KB-së më vonë në shtator.

Megjithatë, vendimi do të hyjë në fuqi pasi që pengu i fundit do të lirohet nga Gaza dhe Hamasi të çmilitarizohet", tha Prevo.

"Ky qëndrim parimor është plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e KB-së dhe mbrojtjen e zgjidhjes për dy shtete, dhe paraqet mbështetje kyçe për arritje të paqes së drejtë dhe të përhershme", shkroi Ministria palestineze e Punëve të Jashtme në platformën X.

"Ministria u bën thirrje të gjitha shteteve që ende nuk e kanë njohur Shtetin palestinez urgjentisht ta bëjnë atë", shtohet në kumtesë.

Njohja e shtetësisë, sipas Ministrisë, do t'i "intensifikonte përpjekjet praktike për ndalim të krimeve izraelite siç janë gjenocidi, zhvendosja e dhunshme, uria dhe aneksimi, njëkohësisht duke hapur horizont të vërtetë politik për zgjidhje të konfliktit dhe përfundim të okupimit izraelit të Shtetit palestinez". ab/

foto: piksabej

QËNDRONI TË LIDHUR