Ademi: Të problematizosh faktin që një shqiptar, si ministër, ka qenë pjesë e ekipit negociator në emër të shtetit – është të mohosh legjitimitetin e përfaqësimit shqiptar në shtet
- Deklarata e sotme e Kryeministrit është një nga më përçarëset dhe më antishtetëroret që është bërë ndonjëherë nga një udhëheqës qeveritar.
- Post By Besnik Shuki
- 16:45, 24 prill, 2025

Shkup, 24 prill 2024
Deklarata e sotme e Kryeministrit është një nga më përçarëset dhe më antishtetëroret që është bërë ndonjëherë nga një udhëheqës qeveritar.
Të problematizosh faktin që një shqiptar, si ministër, ka qenë pjesë e ekipit negociator në emër të shtetit – është të mohosh legjitimitetin e përfaqësimit shqiptar në shtet.
Dhe ajo që e bën këtë deklaratë edhe më skandaloze, është se nuk përmendet fare që në të njëjtin ekip ka qenë edhe një përfaqësues i komunitetit serb – madje në pozitë më të lartë, Bojan Mariçiq, zëvendësKryeministër.
Pra, problemi i Kryeministrit nuk është përfaqësimi në vetvete, por fakti që përfaqësuesi ishte shqiptar.
Kjo tregon një obsesion të rrezikshëm politik dhe ideologjik ndaj shqiptarëve.
Ky është standard i dyfishtë, përjashtues dhe thellësisht i padrejtë. Shqiptarët nuk janë të huaj në këtë shtet. Ata janë pjesë e pandashme e tij dhe kanë të drejtë të përfaqësohen denjësisht në çdo proces shtetëror.
Arbër Ademi, nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim
Foto: MIA arkiv
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.