Ademi - Larson: Shprehim falënderim për mbështetjen suedeze ndaj proceseve tona eurointegruese
- Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit, Arbër Ademi, në takimin e sotëm me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në vendin tonë Ami Larson shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen suedeze në proceset tona integruese evropiane si edhe kënaqësi me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Shkup, 20 prill 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit, Arbër Ademi, në takimin e sotëm me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në vendin tonë Ami Larson shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen suedeze në proceset tona integruese evropiane si edhe kënaqësi me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
Siç kumtuan nga Komisioni për Çështje Evropiane, gjatë bisedës u shpreh mirënjohje për mbështetjen suedeze për forcimin e kapaciteteve të Kuvendit, në fushën e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

"Ademi shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen suedeze në proceset tona integruese evropiane, veçanërisht gjatë presidencës suedeze të BE-së që do të zgjasë deri në fund të qershorit të këtij viti, dhe në këtë kontekst u shpreh i kënaqur me marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, të cilat karakterizohen nga dialogu politik, miqësia dhe bashkëpunimi", thuhet në kumtesën e Komisionit.
Që atje potencojnë se në takim u shkëmbyen mendime për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, për procesin e amendamenteve kushtetuese dhe për programin reformues të bashkëpunimit të Suedisë, i cili synon të ndihmojë në integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.