• e diel, 22 dhjetor 2024

Ademi: Intenca e VMRO-DMNE-së është që të mos miratohet ligj për lojërat e fatit që të vazhdojë monopoli i një firme

Ademi: Intenca e VMRO-DMNE-së është që të mos miratohet ligj për lojërat e fatit që të vazhdojë monopoli i një firme

Shkup, 28 shkurt 2024 (MIA) - Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi e ka përgjenjeshtruar koalicionin shqiptar "Vlen", e cila sot në konferencën për shtyp në shtëpinë ligjvënëse e ka akuzuar pushtetin se porpozim ligji për lojrat  e fatit në nenin 10 parashikon heqje të objekteve të bastoreve, por jo edhe të kazinove.

Ademi thotë se VMRO-DPMNE dhe opozita shqiptare është që të mos miratohet ky ligj, për siç thonë, të vazhdojë monopoli i firmave, që është themeluar në mënyrë kriminele para disa viteve.

"Dikush kërkon me këmbëngulje ta mbrojë atë monopol dhe pse duan ta mbrojnë atë monopol, duhet ta hetoni dhe ata t'i përgjigjen publikut. Pse nuk ka liberalizim të tregut, ju pyes? Pse duhet të bëjmë ende përpjekje për të mbrojtur monopolin e një firme të caktuar që është krijuar në mënyrë kriminale", tha Ademi.

Kërkesa e BDI-së, ka thënë Ademi, ka qenë që të largohen objektet në 1000 metra nga shkollat ​​e mesme dhe fillore, por siç tha ai, për të siguruar konsensus në legjislativ, kanë pranuar një dispozitë ku është paraparë distanca prej 500 metrash.

Ai shtoi se opozita me një amendament ka propozuar uljen e distancës nga 500 në 250 metra. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR