• e enjte, 27 qershor 2024

Adele do të mbajë katër koncerte në Mynih

Adele do të mbajë katër koncerte në Mynih

Mynih, 31 janar 2024 (MIA) - Këngëtarja britanike Adele njoftoi katër koncerte në Mynih të Gjermanisë, në muajin gusht. Këto do të ishin paraqitjet e saj të para në Evropën kontinentale pas disa vitesh. Shitja e biletave fillon më 9 shkurt, publikoi agjencia "Lajv nejshën"  (Live Nation).

"Nuk kam performuar në Evropë që nga viti 2016!  Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mirë për ta kaluar verën dhe ta përfundoj këtë fazë të mrekullueshme të jetës dhe karrierës sime, duke performuar "aq afër shtëpisë", në një verë kaq emocionuese", shënoi Adele në "Instagram".

Ylli britanik  i muzikës pop do të marrë pjesë në stadiumin e krijuar special në qendrën e ekspozitës në qytetin jugor gjerman, në krahinën Bavaria. Vendi do të ofrojë hapësirë për rreth 80.000 adhurues të muzikës në secilin nga koncertet, të caktuara për më 2., 3., 9 dhe 10 gusht. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR