• e hënë, 23 dhjetor 2024

Abdush Demiri dhe Zulfi Adili janë kandidatë për anëtar të KSHZ-së

Abdush Demiri dhe Zulfi Adili janë kandidatë për anëtar të KSHZ-së

Shkup, 18 nëntor 2023 (MIA) - Abdush Demiri dhe Zulfi Adili janë kandidatë për anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Propozim lista tashmë është dorëzuar dhe pritet që Komisioni për zgedhje dhe emërime ta konfirmojë kandidatin, njoftuan pasdite nga Kuvendi.

Abdush Demiri është përkrahur nga koalicioni i opozitës shqiptare, Lidhja Evropiane për Ndryshim, informoi sot deputetja e Alternativës, Safije Sadiki Shaini, pjesë e këtij koalicioni.

Kandidati Zulfi Adili, megjithatë, është përkrahur nga Partia Demokratike Evropiane, kryetar i së cilës është Arianit Hoxha.

"Konsiderojmë se ky kandidat mund ta ushtrojë atë funksion, sipas të gjitha rregullave ligjore", tha Hoxha në deklaratë për MIA-n.

Skender Rexhepi-Zejd, kryetar i Lëvizjes Populli, nuk ka përkrahur asnjë kandidat, ndërsa në deklaratë për MIA-n tha se kanë vlerësuar se askush nga kandidatët e propozuar nuk ka qenë i përshtatshëm.

Komisioni për zgjedhje dhe emërime përcaktoi listën prej pesë kandidatësh nga të cilët duhet të zgjidhet anëtari i KSHZ-së, përkatësisht - Berat Dauti, jurist i diplomuar nga Tetova, Abdush Demiri, ekonomist i diplomuar nga Tetova, Robert Trajkovski, magjistër në paqe dhe zhvillim nga Kumanova, Zulfi Adili, jurist i diplomuar nga Shkupi dhe Samir Rakipi, jurist i diplomuar nga Tetova.

Anëtari i Komisonit Shtetëror të Zgjedhjeve zgjedhet me shumicë prej dy të tretave.

Pas emërimit të Krenar Llogës për ministër të Drejtësisë është liruar një vend në KSHZ. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR