• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Abdiu Halili - Gerasimov: Ne kemi qëllim të përbashkët, anëtarësim në BE deri në vitin 2030

Abdiu Halili - Gerasimov: Ne kemi qëllim të përbashkët, anëtarësim në BE deri në vitin 2030

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - Sekretarja shtetërore në Sekretariatin për çështje evropiane, Drita Abdiu - Halili sot realizoi takim me zëvendëskryeministren për çështje evropiane të Moldavisë, Kristina Gerasimov, kumtuan nga SÇE.

Abdiu - Halili theksoi se në takim është biseduar për bashkëpunimin dhe ndihmën teknike që ne si shtet mund ta ofrojmë lidhur me procesin negociues me BE-në, Moldavia dhe Ukraina janë dy vende nga partneriteti lindor të cilat kohë më parë i filluan negociatat për anëtarësim në BE.

"Moldavia e çmon lartë njohurinë dhe prëvojën tonë që si shtet e kemi në procesin negociues, duke e marrë parasysh vlerësimet pozitive që i morëm nga skriningu i përfunduar me sukses me Komisionin evropian", theksoi Gerasimova në takim.

Sekretarja shtetërore Abdiu - Halili theksoi se porosia e saj drejtuar zëvendëskryeministres Gerasimov ishte se parakusht për proces efikas negociues është arritja e konsensusit të gjerë dhe stabil shtetëror lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Bashkëbisedueset në takim u dakorduan se agresioni rus dhe lufta në Ukrainë krijuan moment të ri në BE, duke e vendosur zgjerimin në krye të agjendës evropiane, ndërsa anëtarësimi në BE si qëllim i ynë i përbashkët. Jemi të gatshme, theksuan Abdiu Halili - Gerasimov për bashkëpunimin e ndërsjelltë deri në realizimin e këtij qëllimi, anëtarësimi i barabartë në BE deri në vitin 2030. ab/

Foto: SÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR