• e mërkurë, 15 janar 2025

Abazi: Të hetohet nëse tenderët e fituar nga kompania “Ritron kopi” nga Kumanova janë pasojë e ndikimit politik

Abazi: Të hetohet nëse tenderët e fituar nga kompania “Ritron kopi” nga Kumanova janë pasojë e ndikimit politik

Shkup, 16 shtator 2024

Beteja kundër korrupsionit është zotim i Koalicionit VLEN. Me përgjegjësi të plotë pretendojmë se nuk jemi si paraardhësit tonë, të cilët janë marrë vetëm me hakmarrje politike.

Është e qartë se shqiptarët presin epilog ligjor për të gjitha dyshimet e bazuara për krim të kryer apo abuzim me pozitat politike për sigurimin e përfitimeve për persona të afërt.

Koha kur politikanët mbrohen si  kastë e veçantë që ka më tepër të drejta dhe mundësi se sa shqiptarët e thjeshtë -  ka kaluar.

Të bëjmë përmbledhjen.

Kompania RITRON COPY DOOEL, import-eksport nga Kumanova, pronar i së cilës është nipi i deputetit të të ashtuquajturit- Frontit Evropian, Elmi Aziri, për vetëm një vit ka inkasuar  gjithsej 7 milionë denarë nga institucionet shtetërore. Pothuajse në të gjitha institucionet shtetërore gjatë asaj periudhe menaxhere kanë qenë  stafi i Artan Grubit dhe BDI-së. Tashmë është e qartë se pse deputeti Elmi Aziri ishte një nga mbështetësit më të zëshëm të koalicionit të Ziadin Selës me Ali Ahmetin.

Është koha për veprim!

Ftojmë Komisionin Kundër Korrupsionit, Policinë Financiare dhe Prokurorinë Publike të kontrollojnë:

-       A ka raportuar deputeti Elmi Aziri në fletën e anketimit se firma e
nipit të bashkëshortes  së tij është rrethanë e mundshme për konflikt
interesi?

-       A ka shtuar pasurinë deputeti Elmi Aziri në periudhën nga qershori
2021 deri në tetor 2022, apo më pas?

Të hetohet nëse tenderët e pranuar nga kompania RITRON COPY DOOEL,
import-eksport nga Kumanova, janë rezultat i ndikimit politik të arritur
nga deputeti Elmi Aziri?

Presim që institucionet të veprojnë brenda një kohe të arsyeshme dhe vihemi plotësisht në dispozicion të tyre për informacione shtesë për të cilat konsiderojnë se do t'i ndihmojnë për të pastruar këtë dosje me efikasitet.

Do të vazhdojmë edhe më tutjeme  publikimin e dyshimeve të bazuara për korrupsion politik, të drejtuar nga kuadrot e Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës.

Bujare Abazi, koalicioni VLEN

__________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR