Shkëndija me fitore ndaj Bashkimit
- Futbollistët e Shkëndisë me fitore 2:1 ndaj Bashkimit kanë "hapur" raundin e pestë të Ligës së parë.
- Post By Ramize Qamili
- 23:08, 12 shtator, 2025
Tetovë, 12 shtator 2025 (MIA) - Futbollistët e Shkëndisë me fitore 2:1 ndaj Bashkimit kanë "hapur" raundin e pestë të Ligës së parë.
Shkëndija kryesoi me golin e Reshat Ramadanit në minutën e 25-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë 2:0 me golin e Fabris Tamba në minutën e 53-të. Golin e vetëm për Bashkimin e shënoi Nedim Haxhiqi në minutën e 76-të nga penaltia.
Shkëndija me fitoren e sotme dhe tre pikët u ngjit në pozicionin e tretë me 10 pikë, dy më pak se dy ekipet kryesuese Sileks dhe Struga Trim Lum.
Sonte me fillim nga ora 19, do të luhet ndeshja e dytë e programit të sotëm, Vardari është nikoqir i Maqedonisë Gjorce Petrov, ndërsa ndeshja do të luhet në Arenën kombëtare “Filipi i dytë". rq/
Foto: arkivi i MIA-s