• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i presidentit të shtetit Pendarovski me Saracin, i dërguar i posaçëm i Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë

Takim i presidentit të shtetit Pendarovski me Saracin, i dërguar i posaçëm i Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë

Shkup, 16 maj 2023 (MIA) - Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot e priti të dërguarin e posaçëm të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

Në takim u bisedua për procesin e integrimeve evropiane të vendit, gjendjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë, si dhe për ngjarjet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut.

Siç kumtuan nga kabineti i Pendarovskit, ai ka shprehur pritje për përkrahjen e mëtejshme të fuqishme nga autoritetet gjermane në qasjen e vendit drejt Bashkimit Evropian, duke potencuar se përshpejtimi i procesve integruese është në interes të stabilitetit politik, të sigurisë dhe ekonomik në tërë rajonin.

Presidenti Pendarovski e ka përshëndetur rolin e rëndësishëm të Saracinit, si i dërguar i posaçëm i Qeverisë federale gjermane nga Ballkani Perëndimor, që është edhe një konfirmim për përkushtimin e tyre në rajon. bsh/

Foto: Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Video: Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut   

QËNDRONI TË LIDHUR