• e premte, 22 nëntor 2024

Për vaksinimin kundër gripit sezonal deri më tani janë paraqitur 58. 012 qytetarë, janë vaksinuar mbi 29.000

Për vaksinimin kundër gripit sezonal deri më tani janë paraqitur  58. 012 qytetarë, janë vaksinuar mbi 29.000

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Për vaksinim falas kundër gripit sezonal deri më tani janë regjistruar 58.012 qytetarë. Vaksinimi kundër gripit sezonal po kryhet vazhdimisht në qendrat shëndetësore publike dhe në shtëpitë e shëndetit dhe deri më tani janë vaksinuar mbi 29 mijë qytetarë, informon Ministria e Shëndetësisë. 

Me vaksinim falas mbulohen grupet e mëposhtme të rrezikut: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale tek të moshuarit dhe personat e punësuar në institucionet për mbrojtjen sociale të të moshuarve. 

Të interesuarit mund të regjistrohen për vaksinim falas duke plotësuar aplikacionin në ueb-faqen -  vakcinacija.mk,   dhe më pas do të marrin informacion me SMS për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit. 

 "Me qëllim të mbrojtjes së një numri më të madh të personave nga gripi sezonal, Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka rritur sasinë e vaksinave të blera, ku janë blerë 60 mijë doza nga katër lloje të vaksinave të gripit sezonal për vaksinim falas",  thekson Ministria e Shëndetësisë.

Thekson edhe se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR