• e premte, 05 korrik 2024

МIА Paralajmërime МКD

МIА Paralajmërime МКD

12 prill 2024 

Shkup- Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska do të mbajë brifing. (Hapësirat e Ministrisë së Kulturës/11:00)

Kriva Pallankë- Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev dhe drejtori  i Byrosë për siguri publike, Sashko Tasevski, do tqa vizitojnë Kriva Pallankën, ku do të realizojnë takim me kryesinë e NJPB Kriva Pallankë dhe Vendkalimit kufitar Deve Bair. (Deklaratë për mediumet para objektit të NJP Kriva Pallankë/10:00)

Shkup - Me rastin e 12 Prillit, Ditës ndërkombëtare të fëmijëve në rrugë, këshilltarja shtetërore nga zyra e Avokatit të popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa do t'i prezantojë gjetjet nga hulumtimi për gjendjen me fëmijët në rrugë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. (Hapësira të Qendrës për qëndrim ditor për fëmijë në rrezik "Rrugica e shpresës" q[ mdodhet në objektin e kopshtit të fëmijëve "8 Prilli" në Komunën e Shuto Orizares/10:00)

Shkup - Ekipi i EUROTHINK = Qendra për strategji evropiane do të mbajë brifing për rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik "Perceptime dhe qëndrime të qytetarëve për punën e policisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut". (Klubi i gazetarëve/10:00)

Tetovë - Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami do t'i prezantojë hollësitë për projektin dhe fillimin e punëve të pçrojektit të ri për Stadiumin e qytetit. (Stadiumi i qytetit/16:45)

Shkup- Oda e arkitektëve të autorizuar dhe inxhinierëve të autorizuar, do të mbajë prezantim të Projekt rregullores për masat për mbrojtje nga zjarret, shpërthimet dhe materialet e rrezikshme. (Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar, bul. "Araadhat partizane" nr 2, kati 2, QT Bunjakovec/12:00) 

Shkup - Brifing në Institucionin shëndetësor publik Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve - Shkup, lidhur me punën rrjedhëse në tre muajt e parë të vitit 2024. (IPSH Klinika universitare për sëmundje të fëmijëve/11:00) 

Shkup - "Candlelight" - koncert nën qirinj i orkestrës kamertale Profundis. (Filarmonia/20:00) 

 

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE 2024

Shkup -  Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga Fronti Europian, Bujar Osmani do të organizojë diskutim të hapur me temë: Përforcimi i partneriteteve strategjike me SHBA dhe BE, dhe etablimi adekuat ndërkombëtar përmes politikës së jashtme (11:00).  Pas diskutimit (11:30) do të vijojë konferenca për media. (Lokali "Mi Casa" pranë parkingut të Kalasë).

Tetovë- Fronti Europian pritet që të vizitojë rajonin e komunës së Zhelinës dhe atë: Takim me qytetarët dhe aktivistët në fshatin Grupçin (14:00), takim me qytetarët dhe aktivistët në fshatin Dëbërcë (14:45), vizitë në shtabin lokal në Pallaticë (15:30), vizitë te parku i fshatit Trebosh (16:10),
takim në SH.F Migjeni në Tetovë (19:30), tubim në Zhelinë (21:30).

Tetovë - Kandidati për president i Koalicionit VLEN, Arben Taravari dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami do të mbajnë takim me Akademinë shqiptare të shkencave dhe arteve. (Qendra Saranda 13, afër Postës/10:00)

Shkup - Kandidati për president i Koalicionit VLEN, Arben Taravari dhe bartësi i listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë e parë zgjehdore, Izet Mexhiti do të marrin pjesë në ngjarje. (Çarshia e Vjetër, afër lokalit "Arasta"/13:45)

Shkup - Kandiddati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski do të jetë mes shkupjanëve, në takim me banorët e Ilindenit (16:00), Petrovecit (17:30), Karposhit (18:30),  dhe në Qendër në tubim qendror (20:00)

Dibër/Gostivar/Tetovë- Kandiddatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova do ta prezantojë programin para qytetarëve të Dibrës (16:00) Gostivarit (18 30) dhe në Tetovë (20 30). 

Demir Kapi/Negotinë/Rosoman/Kavadar- Kandidati për president i Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski do ta prezantojë programin para qytetarëve të Demir Kapisë (15:00, deklaratë për mediumet, Live stream на faqen fb Maksim Dimitrievski/15:30), Negotinë (17:00), Rosoman (18:30), dhe në Kavadar (Live stream në faqen fb Maksim Dimitrievski/20:00)

__________________________________________________________ 

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

QËNDRONI TË LIDHUR