• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gërkovska: Ligji për masa restriktive nuk është antikushtetues, qëllimi është të gjithë nga "listat e zeza" të procesuohen në sistemin vendor të drejtësisë

Gërkovska: Ligji për masa restriktive nuk është antikushtetues, qëllimi është të gjithë nga

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Ndryshimet e Ligjit për masa restriktive nuk mund të jenë antikushtetuese sepse nëse e definoni mënyrën në të cilën do të veprohet me personat dhe kompanitë të cialt do të gjenden në listën e zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkaur, edhe ajo është e lidhur me legjislaturën tashmë[ ekzistuese të vendit, atëherë nuk mund të jenë antikushtetuese, konsideron zëvendëskryeministrja e angazhuar për politika për sundim të mirë, Sllavica Gërkovska.

"Konsideroj se duhet të jemi të vetëdijshëm se partneriteti strategjik me SHBA-në është kyç për shtetin tonë. Nëse SHBA-ja ishte mbështetësja jonë e padiskutueshme, shikuar historikisht, për arritje të qëllimeve tona strategjike, edhe si popull edhe si shtet, atëherë e njejta do të duhej të referohej edhe kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Konsideroj se është jashtëzakonisht joserioze ne të presim nga partnerët tanë strategjik të parashtojnë kërkesa të posaçme, siç imponon ligji aktual, në vend se, nëse publikohen lista dhe kompani në listën e zezë menjëherë të procesuohen në sistemin tonë të drejtësisë", tha zëvendëskryeministrja Gërkovska në emisionin e sontëm "Top tema" në TV Telma.

Sipas saj, nisma me këtë ligj është të nxiten organet e jurisprudencës të jenë më efikas dhe të punojnë në atë që pritet prej tyre. Gërkovska theksoi se edhe paaas zërave të arritur prokuroria mund të reagojë, por për fat të keq nuk kemi parë asnjë hap lëvizje në atë drejtim.

Qeveria e cila fillimisht i kiratoi, e më pas për shkaqe administrative i tërhoqi propozim ndryshimet e Ligjit për masa restriktive, mbrëmë në mbledhje dha dritë të gjelbër për këtë zgjidhje ligjore dhe e dërgoi për miratim në Kuvend. me propozim-ndryshimet e Ligjit për masa restriktive, akterët e korruptuar në vend të cilët ndodhen në "listën e zezë" të SHBA-së, duhet t'u n[nshtrohen sanksioneve në pajtim me legjislaturën nacionale.

Për shkak të përzierjes në korrupsion, SHBA-ja gjatë dy viteve i vendosi në listë të zezë ish-kryeminsitrin Nikolla Gruevski dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, Sasho Mijallkov, ish-zëvendëskryeministrin Koço Angjushev, kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko, biznesmenin Orce Kamçev, Ratka Kamçevën, Sergej dhe irina Samsonenkon. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR