• e hënë, 23 dhjetor 2024

Venecia vitin e ardhshëm vendos bileta ditore për turistët, çmimi: pesë euro

Venecia vitin e ardhshëm vendos bileta ditore për turistët, çmimi: pesë euro

 Venecia, 7 shtator 2023 (MIA) - Venecia vitin e ardhshëm vendos një taksë hyrëse për turistët prej pesë auro në ditë. Qëllimi është për të menaxhuar me lëvizjen e turistëve të terhequr nga kanalet historike të këtij qyteti të famshëm në veri të Italisë, kumtoi asambleja e kuvendit.

 "Të gjihë vizitorët mbi 14 vjeç do të duhet të paguajnë biletë. Qëllimi është një ekuilibër i ri midis të drejtave të atyre që jetojnë, studiojnë dhe punojnë në Venecia dhe vizitorët e qytetit. Kjo nuk është një lëvizje për të fituar para... Kompensimi do t'i mbulojë vetëm  shpenzimet për udhëheqjen e programit. Datat e sakta të planit  dhe si do të realizohet do të bien dakord pas miratimit përfundimtar në Këshillin të Qytetit, i cili pritet javën e ardhëshme", deklaroi Simone Venturini, këshilltare turistike e qytetit të Venecias.

Kompensimi do të zbatohet provë gjithsej 30 ditë vitin e ardhshëm, para së gjithash gjatë festave të pranverës dhe fundjavave verore kur ka më shumë turistë.

Plani që po shqyrtohet prej vitit 2019, është shtyrë për shkak të pandemisë së korona virusit, ndërsa më pas për arsye teknike dhe procedurale. rq/ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR