• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Kameroni për vizitë në Tiranë

Ministri britanik i  Punëve të Jashtme, Kameroni për vizitë në Tiranë

 Tiranë, 22 maj 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë së Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare  në Tiranë.

Pas mbërritjes, në mesditë takimine parë do ta ketë me kryeministrin Edi Rama,  pas së cilës është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.

Pasdite ai do të takohet me presidentin Bajram Begaj, si dhe me ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani.

 

 

 

Tirana është zbukuruar me flamuj britanikë, ndërsa një poster i madh Kameronit me një mbishkrim "Mirë se erdhe Zoti Kameron" është vendosur në ndërtesën e Universitetit në Tiranë.

Dhe ambasada britanike në Tiranë, ka konfirmuar vizitën duke deklaruar se "ministri britanik i Punëve të Jashtme  do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për përballje me trafikantët me qenie njerëzore dhe imigracionin e paligjshëm dhe ndikimin e investimeve në Mbretërinë e Bashkuar në parandalimin e imigracionit".

Në vitin 2022, në tokën britanike mbërritën 13.000 qytetarë shqiptarë, ky numër është ulur me 90 për qind gjatë vitit 2023, ku kanë mbërritur vetëm 900, ndërsa në periudhën janar-prill të këtij viti ilegalisht kanë hyrë vetëm 20 shtetas shqiptarë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR