• e hënë, 08 korrik 2024

Vriten një ari me dy arinj të vegjël në fshatin Zhirovnicë

Vriten një ari me dy arinj të vegjël në fshatin Zhirovnicë

Shkup,30 gusht 2023 (MIA) - Në fshatin Zhirovnicë, Komuna  Mavrovë-Rostushë, sot janë vrarë nje ari dhe dy arinj të vegjël, bëri të ditur drejtori i Inspektoratit të Shtetit për Mjedisin e Kafshëve, Sreten Stojkovski.

"Sot ishim të habitur se në fshatin Zhirovnicë janë vrarë një ari dhe dy arinj të vegjël, pas kallëzimit të Parkut Nacional Mavrovë. Inspeltorati Shtetëror i Mjedisit të Kafshëve ka arritur menjëherë në vendngjarje", deklaroi Stojkovski, i cili në konferencë për shtyp ka prezantuar një raport për punën e Inspekoriatit për periudhën janar-korrik të këtij viti.

Arinjët në vend janë të mbrojtur që nga viti 1996, kurse sipas Ligjit për gjueti prej vitit 2009 gjuetia ndaj tyre është ndaluar në mënyrë të vazhdueshme. rq/ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR