Është vendosur stacion matës në Trubarevë i cili do të jetë në funksion 24 orë
- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti, sot sërish realizoi një vizitë në terren në kompaninë për menaxhim me mbeturina elektrike e djegur në Trubarevë, ku sot është vendosur një stacion matës për monitorimin në kohë reale të cilësisë së ajrit.
Shkup, 14 shtator 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti, sot sërish realizoi një vizitë në terren në kompaninë për menaxhim me mbeturina elektrike e djegur në Trubarevë, ku sot është vendosur një stacion matës për monitorimin në kohë reale të cilësisë së ajrit.
Mexhiti, siç informon Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me kërkesë të të cilit është vendosur ky stacion matës, ishte i shoqëruar nga drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, Ivana Ginovska, dhe rektori i Universitetit "Goce Dellçev" nga Shtipi, prof. dr. Dejan Mirakovski.

Ministri Mexhiti gjatë vizitës bëri inspektim të funksionimit të stacionit të sapoinstaluar për matjen e cilësisë së ajrit ambiental.

"Qëllimi i vizitës ishte të theksohet rëndësia e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe përmirësimit të mjedisit jetësor përmes bashkëpunimit ndërinstitucional. Matjet do të realizohen çdo ditë, 24/7, për të ndjekur cilësinë e ajrit dhe për të informuar me kohë opinionin publik, i cili do të ketë mundësi t’i ndjekë të dhënat në kohë reale", theksohet në komunikatë.
Foto: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor